Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Begzad BALIU:KRIJUESI QË NUK VJETROHET

Shko poshtë

Begzad BALIU:KRIJUESI QË  NUK VJETROHET Empty Begzad BALIU:KRIJUESI QË NUK VJETROHET

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 11:29 pm

Begzad BALIU:KRIJUESI QË  NUK VJETROHET 384914_216490941756797_100001876786066_579139_1189543670_n

Begzad BALIU:KRIJUESI QË NUK VJETROHET

Në historinë e letërsisë shqipe, nuk janë të paktë shkrimtarët të cilët krijimtarinë e tyre letrare e përcaktojnë brenda një periudhe të tyre letrare, duke i arritur majat krijuese në një moshë të hershme apo të thyer. Pa dashur të përmend shkrimtarë dhe periudhat letrare që ju takojnë, do të doja të kujtoj se kjo është përvojë që nuk i takon vetëm letërsisë shqipe, por edhe letërsisë europiane dhe asaj të përbotshme.

Begzad BALIU:KRIJUESI QË  NUK VJETROHET Scaled.php?server=685&filename=fotojaeademzaplluzha

Letërsia shqipe përkatësisht krijuesit tanë specifikohen në një aspket edhe më të veçantë, për faktin se shumë krijuesve përvojat e tyre u janë caktuar edhe brenda lëvizjeve politike të kohës, pasi shumë prej tyre shpesh u është ndaluar mundësia e botimit.

Autori, krijimtarinë e të cilit po e theksojmë në mënyrë po kaq të veçantë identifikon një përvojë krijuese, do të thoshim noliane, një skaj i kundërt i asaj që jmi mësuar ta shquajmë Lasgushiane. Ndonëse krijues që ka filluar të shkruaj e të botoj në një moshë shumë të hershme, majat e larta të saj i ka shënuar për të mos thënë vazhdon t’i shënoj në një moshë të shtyer.

Temat e shumta, motivet, ana shpirtërore e materiale e një brezi të cilit i ka takuar, të përvijuara dhe të reflektuara në një kohë të caktuar brenda poezisë së tij, tashmë një një kohë pothuajse tjetër, kanë marrë kahe dhe zhvillime të cilat i diktojnë jo vetëm motivet e jashtme po edhe angazhimet intelektuale, referencat konceptuale, modelet këto me të cilat janë të prirë të komunikojnë krijuesit që kalojnë nga modeli skolastik dhe përmbajtësor i poezisë në modelin ironik dhe konceptualizues të shoqërisë.

Krijimtaria e tij, fillimisht, aspak përjashtuese për moshën, dhe madje do të thoshim për fëmijët e rritur dhe të moshuarit me frymëzime fëmijërore, tash së fundit është zgjeruar si për temat dhe motivet ashtu edhe për modelin e artikulimit të tyre si opsesione rinore. Fjala është për temën e madhe të lirisë, të mërgimit, të dashurisë, të mallit, të vuajtjes etj.

Mendoj se poezia e Adem Zaplluzhës e ka përballuar dhe do ta përballojë me shumë sukses provën e kohës dhe do të hyjë plot dinjitet në thesarin e modeleve më të mira të poezisë shqiptare. Ai e ka pasuruar gjuhën tonë poetike, duke i dhënë hapësirën e duhur ligjërimit me një strukturë sintaksore tejet të larmishme. Poeti dhe përgjithësisht artisti është pasqyrë e vetëdijes kombëtare të popullit të vet se ai në jetë udhëhiqet nga një moral i shëndetshëm. Kjo është edhe arsyeja që artisti shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në tabanin kombëtar, kurse politikani shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në kolltukun që gëzon falë politikës. Dhe morali i tij është i dyshimtë. Prandaj për politikanin shqiptar vetëdija kombëtare është disi e diskutueshme.

Njohja nga afër me poezinë e Zaplluzhës, me traditën e tij poetike, na bën të bindemi se ajo ka hyrë në historinë e kombit shqiptar si pjesë përbërëse e kulturës së tij shpirtërore.

Dëshiroj të shpreh bindjen se krijimtaria artistike e Adem Zaplluzhës ka tërhequr dhe do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të letërsisë, të kritikëve, të gjuhëtarëve, të cilët, me metoda shkencore do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit dhe t’i përgjigjen pyetjes se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e njeriut.

Trashëgimia poetike Adem Zaplluzhës jo vetëm që mishëron në vetvete vlera të larta artistike, por përfton edhe një tingëllim të ri. Në poezinë e tij vjen e shpërfaqet jo vetëm shpirti i vetë poetit, por edhe shpirti i mbarë popullit shqiptar.

Le të jetë kjo arsyeja pse sot në përvjetorin e lindjes së tij, në një përvjetor më të veçantë nga ato që ne i shënojmë në moshën tonë, të nderojmë krijimtarinë e tij letrare, krijimtarinë e krijuesit që vazhdon të shkruaj si në asnjë moshë tjetër, veprën e krijuesit që nuk vjetrohet.



Përshëndetje shoq

Sot lexova disa nga veprat tuaja duke përfshirë këtu edhe recensionet shumë te vyeshme te kritikeve te poezisë sonë përgjithësisht dhe të poezisë suaj në veçanti . U ndjeva i nderuar edhe unë poeti i vogël që nëse nuk shkruan se paku lexon. Me vjen mire qe tashme poezia juaj i ka kaluar lexuesit e proviniencës sonë dhe është bërë pjesë e hapësirës shqiptare e ndërkombëtare, si vlerë dhe si vëllim.

Unë që i gëzohem arritjes se secilit në fushë të krijimtarisë nuk ka si të mos i gëzohem edhe krijimtarisë suaj, krijimtarisë suaj që sjell një pasuri të madhe vlerash të kujtesës historike e mbijetesës së sotme.


Disa nga poezitë e vëllimeve i lexuan edhe studentët e vitit të dytë të gjuhës dhe të letërsisë, si një model pune ne formësimin e fjalësit dhe kuptimeve te tij ne letërsi. Do të vazhdoj leximin me tej, duke uruar të mos ma zë libri librin. E pse jo. Prodhimi juaj letrar është aq i frytshëm sa nuk do ta kisha për turp të më zinte vëllimi në vazhdim duke lexuar e studiuar ato qe kam tashme në dorë.

Shëndet e te mira, Begzadi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi