Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci viziton veriun e vendit

Shko poshtë

Daci viziton veriun e vendit Empty Daci viziton veriun e vendit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 13, 2012 7:56 pm

Daci viziton veriun e vendit


Daci viziton veriun e vendit 100_4737
Pjesa veriore e Kosovës ka qenë në agjendën e vizitës së kryetarit të LDD-së, akademik Nexhat Daci dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kompleksi i kullave të heroit të kombit Isa Boletini, në fshatin Boletin që bashkë më fshatrat Kelmend e Zhazhë janë tri fshatrat e vetme shqiptare në komunën e Zveqanit, ishte caku i kësaj vizite, në vitin kur po shënohet 100 vjetori i shpalljës së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Para kësaj vizite kryetari Daci ka marr pjesë në takimin e kryesisë së degës së LDD-së në Mitrovicë. Takimin e hapi kryetari i degës së LDD-së, në Mitrovicë dr. Ramadan Kelmendi. Ai pasi ka përshëndetur kryetarin e partisë, akademik Nexhat Daci, dhe të pranishmit e tjerë ka njoftuar gjerësisht për aktivitetin e strukturave të degës së Mitrovicës duke përfshirë edhe forumin e rinisë dhe atë të gruas. Kryetari Kelmendi ka njoftuar edhe për gjendjen në komunën e Mitrovicës, e cila siç dihet është më jostabilja në shtetin e Kosovës.


Daci viziton veriun e vendit 100_4755

Pas tij fjalën e mori lideri i dardanëve, Nexhat Daci, i cili në fillim tha: “Si kryesi e partisë njëzëri kemi vendosur që vizitat në teren t’i fillojmë me Mitrovicën, për shkak të aktualitetit. Nuk kemi ardhur të ligjërojmë po të bëjmë një komunikim të mirëfilltë interaktiv. Ka një vit e më tepër që ne në qendër jemi duke e konceptuar programin e ardhshëm zgjedhor, i cili do t’i marr ndjesitë të cilat i ka secila pjesë e Kosovës dhe të atakojmë ato çështje që deri tani kanë mbetur të pazgjidhura në Kosovë. Për gjendjën e Kosovës në vëri faji, nga viti 1999, është te të gjithë ne. Nuk ka një njeri që mund të ladërohet. Kam qenë themelues i institucioneve dhe udhëheqës i vetëm një kohë të gjatë. Për 6 vite sa kam udhëhequr parlamentin anjë cent në buxhet të Kosovës nuk e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, përkundrazi kurrë qeveria jonë nuk e ka menaxhuar buxhetin që vet e kemi krijuar, deri në pavarësi, përkundrazi edhe sot ne paguajmë njerëzit në veri që nuk na lënë as të shkelim në atë pjesë. Humbja e besimit në vetvete prej njeriut më të thjeshtë ka bërë që faktori shqiptar është komplet i shpronësuar prej ndjenjës së shtetit të vet në Kosovë. Unë besoj në vetvet, besoj në perendinë time, në familjen time dhe në bashkëpunëtorët e mi dhe jam i bindur se kurrë në jetë nuk kam humbur pikërisht për këtë arsye. Krenohem që kam qenë “turisti” i parë në Mitrovicë, prej nivelit akademik këtu në burgun e Mitrovicës, ngase kam qenë me studentët, pra me ata që besojnë në popullin dhe në forcën e vet dhe prapë kam ardhur më pas si themelues i fakultetit teknologjik - xehtaro-metalurgjik.
Daci viziton veriun e vendit 100_4753
Për veriun faji është i të gjithve. Lumenjët dhe urat duhet të jenë ato që i bashkojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë. Nuk është e ndershme të fajësohet vetëm një individ kur i lëshohet presioni i krejt dynjasë. Asnjë lloj pavarësie e institucioneve të Kosovës deri sot nuk ekziston. Duhet thënë të vërtetën. Shikoni çka ndodh me ofertën për lëvizje të lirë. Para 5-6 viteve të njejtat fjalë i ka thënë Evropa. Tash të njejtat fjalë bile i rëndojnë ngase 5 shtete të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën. Ndërsa Kosova detyrohet t’ia bëj të gjitha të mirat Beogradit për ta marr kandidaturën për BE. Duhet t’i lëm të këqijat në mes veti kur është në pyetje kufiri shtetëror. Resurset që perendia ia ka dhënë Kosovës mundësojnë një jetë normale për një popullatë tre-katër herë më të madhe sesa kjo që e kemi në Kosovë. Në histori nuk kemi pasur parlament çfare kemi sot dhe mos dhashtë zoti të përseritët më. Nuk ka teori deputetët shqiptarë të mirren vesh për diçka të shenjtë dhe t’i thuhet miqëve se ju respektojmë deri në fund por shtëpinë time e rregulloj si dua unë. Punon komisioni për ndryshime kushtetuese 6 muaj, merr të holla, dhe tash dalin liderët dhe thonë s’bën kjo punë dhe ja nisin prej fillimit. Në këtë që popullit, shtetit, i duhet një zot shtëpie ka motiv që të angazhohet LDD-ja mbi të gjitha sepse nuk ka kriminel në rrethin e vet. Kosova pas zgjedhjeve të ardhshme me përkrahjen e popullit nuk do të ndjek rrugë me rrënu, që të thotë asgjë nuk është ndërtuar dhe hajde t’ia nisim prej fillimit, por Kosova do të jetë me programe dhe me kohë të caktuar. Në këtë nuk do t’i lëshohet pe askujt. Mendoj se njeriu i ndershëm duhet t’i përkulet vetëm perendisë. Miqtë duhet t’i kemi për partner dhe për këshilltarë por jo për sundimtarë. Për një mandat qeverisës, në mandatin e ardhshëm nëse qytetarët fillojnë ta kthejnë vetëdijën, Kosova do t’i ketë ndryshimet me të cilat do të filloj të kthehet besimi se këtu mundet të jetohet, të shërohët dhe të shkollohet.

Në vazhdim të pranishmit shtruan disa pyetje në të cilat kryetari i LDD-së u përgjigj.
Në këtë takim nga kryesia e LDD-së, të pranishëm ishin edhe nënkryetari Lulzim Zeneli dhe anëtarët e kryesisë, Qamile Morina, Salih Gashi, Shar Pllana, Rexhep Miftari, Nehat Emrullahu dhe Mustafë Pllana që është nga Mitrovica.

Daci viziton veriun e vendit 100_4726
Pas këtij takimi, meqenësë sivjet shënohet 100 vjetori i krijimit të shtetit shqiptar, kryesia e degës së Mitrovicës kishte organizuar shkuarjen dhe vizitën kullave të heroit të kombit Isa Boletinit, në fshatin Boletin të Mitrovicës. Atje, kryetari Daci dhe të tjerët u pritën nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili i njoftoi gjërësisht me historikun e lavidshëm të familjës Boletini. Pritja që iu bë delegacionit të LDD-së ishtë shumë e ngrohtë dhe miqësore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi