Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Muqolli:DIELL I RILINDUR

Shko poshtë

Gëzim Muqolli:DIELL I RILINDUR Empty Gëzim Muqolli:DIELL I RILINDUR

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 16, 2012 7:13 pm

Gëzim Muqolli:DIELL I RILINDUR 177



Gëzim MUÇOLLI (Në fund të viteve ’80)
DIELL I RILINDUR
(Cikël poetik i Gëzim MUÇOLLIT , shkruar me 04 Tetor 1990, Kodër e Trimave,Prishtinë)

1. NË FUND TË SHEKULLIT

në kosovë
në fund të shekullit të
harresës
diagnozat moderne
njohtojnë për
eutanazi
europa nuk iu beson më
rrenave të bukura
të politikës së natës
gazetarit të huaj shtegtar
i trojeve të ballkanit
tek ec rrugëve të vranjevcit
i vjen të qajë
e tek pinë kafe
në ballkonin e shtëpisë
babës tim i flet anglisht
sorry
turp që gjyshërit tanë
që tavolinave të londrës
morën në qafë kosovën
e sot njerëzit
e evropës së re
ia ndërprejnë infuzionet
e përkrahjes
djallit me frizurë iriqi.


2.ELEGJI PËR TROKUN E VDEKUR[/size]

pelat trojane s’u shëruan dot
në sanatoriumet moderne
shterpësia e tyre biologjike
u bë fakt historik
trashëgimtari nuk mundi
të pillej
as tinëz
as ashiqare
ethja e tyra i takon
kohëve
të humbura
e zotërinjët në kolltuqet
me lëkurë djalli
ëndërrojnë
përnatë
trokun e
kalit trojan
me hingëllimën antike
të tradhëtisë
fushës së kosovës
livadhet e shkreta
nuk do ti hanë më
kuajt e vet.


[size=24]3. FURTUNA MJEGULLORE


raportet sinoptike
dëftojnë në hartat shtetomëdha
temperatura polare
në marrëdhenie
ndërnacionale
mjegullën e madhe
që vjen nga veriu
(ujku don mjegull apo jo?)
dhe retë e zeza mbi qiellin
e kosovës
u dashka mjegulla
t’ia mbyllë sytë botës
mos t’i shohin qirinjtë e djegur
te praku i shtëpisë
u dashka furtuna prej tymit
lotsjellës plumbave armëve
tanksave
botës t’i mbyllën veshët
mos të dëgjojë jehonën
e zërit të Ylfetes
dhe këngën e fundit
për lirinë.


4. KATRORËT E ABSURDIT

në fjalëkryqin e
të vërtetës
radhiten fjalët
horizontalisht
armë plumb helm autoblindë
tanks aeroplan supersonik
vertikalisht
vdekje plagosje helmim fëmijësh
gjakderdhje tmerr uri represion
liri varr e jo robëri
zgjedhja e fjalëkryqit në katrorët e absurdit
titulli i tragjedisë
okupimi i kosovës.

5. GREVA

kosovarët bëjnë grevë
gjenerale
(ose referendum
gjithpopullor)
stacioneve meteorologjike
të shtetit juridik
gabimisht iu dalin
parashikimet
e motit
në fushën e kosovës
dielli i rilindur nxehë
nga jugu
ylberi prekë përtej oqeani
e në kosovë konkursi shtetror
për ndershmëri
më kot
akoma vazhdon të jetë
i hapur.

04.Tetor 1990,Prishtinë, Kosovë e robëruar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi