Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Danaj: Sa shumë gjak shqiptari paskan fqinjët tanë???

Shko poshtë

Danaj: Sa shumë gjak shqiptari paskan fqinjët tanë??? Empty Danaj: Sa shumë gjak shqiptari paskan fqinjët tanë???

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 17, 2012 5:17 pm

Danaj: Sa shumë gjak shqiptari paskan fqinjët tanë???


Danaj: Sa shumë gjak shqiptari paskan fqinjët tanë??? Emmmmp
Në fillim ishte kryeministri Berisha që deklaroi në Turqi se miliona turq kanë gjak shqiptari, se turqit I kanë dashur shumë femrat shqiptare. Pas Berishës, ishte Topalli që deklaroi se ne Turqi ka miliona turq me origjinë shqiptare. Dhe solli si shëmbull, praninë e disa deputetëve turq me origjinë shqiptare. Po pastaj? Pastaj janë edhe 3 milionë grekë që kanë gjak shqiptari. (Shumë e japin si një shifër krenarie, se në Greqi jetojnë 3 milionë arvanitas. Doemthënë 3 milionë grekë me origjinë shqiptare. Shifrat e mësipërme janë pjesë e propagandës por edhe e disa studimeve. Por cfarë thone statistikat e regjistrimit të popullsisë në Turqi dhe Greqi? Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë, në Turqi nuk ka shqiptarë, në Greqi nuk ka shqiptarë. Edhe një pakicë kombëtare që ekzistonte deri në vitin 1944 në Greqi, në krahinën shqiptare të Camërisë, u deportua me forcë për në Shqipëri.

Por problemi nuk mbaron këtu. Këtu hapet. Pse? Ja disa shëmbuj: Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhëtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Me Aliun mbetën vetëm “2 mije gegë dhe njëmijë toskë”. Por mbeti edhe një komandant I quajtur Thanas Vaja, për të cilin kënga thotë: “Po ku jo mor Thanas Vaja, as lëviz, dil nga Kalaja, të të shohë gjithë dynjaja, se të thonë Thanas Vaja”. Stërnipët e atyre që tradhëtuan Vezir Alinë, sot edhe mund te jenë deputetë në Parlamentin turk dhe politikanët tanë I konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari??

Ja edhe një shëmbull tjetër: Vërtet në Greqi mund të ketë 3 milion arvantias, ose grekë me gjak shqiptari. Por…. Memorandumin që sot quhet “Megaliidea” e ka hartuar një grek me gjak shqiptari, me emrin Joanis Koletis. Por…në 1914 Autonominë e Vorioepirit e shpalli një grek me gjak shqiptari me mbiemrin Zografos. Por….Jugun e Shqipërisë në 1914 e shkatërroi një gjeneral grek me gjak shqiptari, me emrin Spiro Milo, të cilit OMONIA kërkon ti ngrejë edhe një monument në Himarë. Por…Vasil Bollano I njohur për antishqiptarizmin e tij, është një grek me gjak shqiptari.. Por…por nuk ja vlen më të japim shëmbuj mortorë. Eshtë një faqe e palavdishme. Askush nuk duhet të mburret me këtë ngushëllim mortor. Sot ne na duhen shqiptarë realë, nuk na duhen ata me gjak shqiptari, që për të treguar se kanë qënë grekë apo turq tamam kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët. Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dijnë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari???
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi