Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O

Shko poshtë

AFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O Empty AFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 10:00 pm

AFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O 41326_466390033335_617993335_6464010_7400823_n
AFURR ADILI: A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O
ALI AHMETI ! Zoti Ali AHMETI !

Nuk mbahet mend, as në kohën e ish RSFJ-së dhe as në kohën e ish kralevinës, që ti e
kupton më mirë në sllavisht se sa me ta thënë shqip: Mbretëria Serbo –
Kroato – Sllovene, kur shqiptarët njiheshin s’i banorë të Juzna Srbija
(Serbia Jugore), që sllavët pa identitet gjuhësor, fetar, shtetëror dhe
kombëtar, të vetëquajtur sllavo-maqedonas, ta kenë ofenduar dhe
denigruar kaq shumë Kombin Shqiptar, sa e kanë ofenduar dhe denigruar,
fillimisht përmes Enciklopedisë dhe tani edhe përmes Gjografisë së tyre,
gjatë bashkëqeverisjes (kolaborimit) tënd me Qeverinë e antishqiptarit
Nikolla GRUEVSKI me Co. Askush, as edhe ish Lidhja
Komuniste e Jugosllavisë në Maqedoni, dhe as Partia për Prosperitet
Demokratik (PPD), si dhe as Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), të
cilat ti dikur i quaje parti tradhëtare, nuk e kanë denigruar popullin
shqiptar të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit – ILIRIDA) nën
“Maqedoni” kaq shumë, se e ke denigruar ti dhe partia yte, Bashkimi
Demokratik për Integrim (DUI), gjatë gjithë kësaj periudhe të
kolaborimit tënd dhe bandës tënde, me emrin DUI (Demokratska Unija za
Integracija), fillimisht me LSDM-në e Branko CRVENKOVSKIT dhe tani edhe
me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit. Zoti Ali AHMETI ! Të
heshtësh duke qëndruar edhe në qeveri me sllavo-maqedonasit e ardhur
nga Karpatet, kur fyhen shumë rëndë shqiptarët e iliro-pellazgëve, duke
na quajtur ne shqiptarët edhe gabelë, nuk mund të ketë asnjë arsye
përveç se, sa më poshtë vijon: 1. Edhe veprimtaria yte e
mëhershme, në kuadër të Lëvizjes Atdhetare (ilegale) të Kosovës dhe
trojeve të saj, del shumë e dyshimtë, për çka gjatë luftës së Kosovës
(në korrik 1998) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK) je akuzuar për TRADHETI, me dy akuza:a). Fajtor për rënien
e Luan HARADINAJT dheb). Fajtor për dështimin e Zonës Nr. 2 të
UÇK-osovës, që ishte në trojet shqiptare nën IRJM, Komandant i të cilës
ishe ti, por që asokohe nga dënimi dhe ekzekutimi me vdekje të patën
shpëtuar Zoti Ramush HARADINAJ dhe edhe Bardhyl MAHMUTI. Gjatë
gjithë veprimtarisë tënde në kuadër të LPK-së (Lëvizja Popullore e
Kosovës), as ti dhe as e gjithë Kryesia e LPK-së, me në krye dajën tënd,
Zotin Fazli VELIU dhe Zotin Musa XHAFERRI, asnjëherë nuk keni dhënë
llogari për rëniet (vrasjet) dhe arrestimet e bijve dhe bijave më të
mira të LPK-së (para vitit 90-të) dhe më pas (pas vitit 90-të) edhe të
UÇK-së, gjë kjo që dëshmon se në krye të ish LPK-së, dhe me këtë rast
edhe të ish UÇK-së, këmbëkryq ka qenë e ulur ish UDB-ja jugosllave
dhe... Gjithashtu, është folur dhe vazhdon të flitet, bile
edhe Gazeta SHQIP e Tiranës dhe Gazeta SHQIP e Tetovës, kanë pas
shkruar se daja yt, Fazli VELIU (ish Kryetar i LPK-së), ka qenë në
shërbim të UDB-së dhe se nga një kolonel serb (në vitin 1994) ka marrë
8.000 USA dollarë për shërbimin e tij ndaj UDB-së. Dhe, daja yt, Zoti
Fazli VELIU, me imunitet (deputet) në Sobranien (Parlamentin)
sllavo-maqedonas të Shkupit, nuk e paditi Gazetën SHQIP të Tiranës dhe
Gazetën SHQIP të Tetovës. Pse Zoti AHMETI...?! Sepse
atëherë edhe do të dilte e vërteta... 2. Edhe konfliktin e
vitit 2001 e ke filluar me një plan të qarqeve
antishqiptare. Fillimisht (në tetor të vitit 2000) bashkë me dajën tënd,
Zotin Fazli VELIU, keni shkuar në Paris, ku bashkë me ju dy është
dashur të vinte edhe Shefit Xhaferri (Kravata) nga Gostivari, por që ju
nuk e keni marrë “Kravatën” dhe në Paris keni shkuar vetëm. Pastaj, në
nëntor të vitit 2000, pas kthimit tuajë nga Parisi, të vilat
rezidenciale në Pogradec, ti je takuar më Zotin Branko CRVENKOVSKI,
kryetar i LSDM-së, atëherë (në vitin 2000) në opozitë. Dhe,
pas takimit të Pogradecit, pikërisht në dhjetor të vitit 2000, në
Chikago të SHBA-ve “vdes” (nga një infarkt në zemër) Profesor Sulejman
ELEZI nga Kërçova, i burgosur politik që në kohën e sundimit të
kriminelit Aleksander RANKOVIC dhe edhe më pas gjatë vitit 1981, sepse
ju dy (ty dhe Fazliun) Sulejman ELEZI iu quante njerëz të UDB-së. Por,
para se të “vdiste” veterani i çështjes kombëtare, Profesor Sulejman
ELEZI, nga një aksident (me traktor) në Itali “vdes” edhe shoku e
bashkëluftëtari i Tij dhe i Dëshmorit të Kombit Rexhep MALAJ, atdhetari i
shquar Avni ELMAZI nga fshati Sërmovë i Gostivarit, i cili (në vitin
1991) ty të kishte dhënë 100.000 marka gjermane (që Avniu i kishte
grumbulluar nga bashkëfshatarët e tij në Itali, Zvicër dhe Gjermani) për
armatim, por që ti dhe banda yte ia grabitët dhe... Kurse,
të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ombëtare, përveç
Zotit Fazli VELIU, Zotit Musa XHAFERRI dhe agjentit të KOS – it, Zotit
Gëzim OSDRENI, të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë i likuidove fizikisht
dhe politikisht... Të gjithë bashkëluftëtarët, me të cilët
e fillove konfliktin në IRJM (në vitin 2001) ose i vrave dhe ose po i
kalb nëpër burgjet sllavo-maqedonase, si vijon: Zotin
Ridvan NEZIRI (Kom. HOXHËN) e vrave atëherë kur kolaboroje dhe e kaloje
“muajin e mjaltit” me atë që duartë e tij i ka të lyera me gjakun e
shqiptarëve të Ladorishtës, të Bit Pazarit, të Gostivarit, të Haracinës,
të Bicincës, të Kondovës..., me Zotin Branko CRVENKOVSKI. Kurse, Zotin
Harun ALIU (Kom. KUSHTRIMIN) e vrave gjatë dashurisë tënde të përjetshme
me kriminelin tjetër Nikolla Gruevski, me të cilin bashkarisht i lyet
duartë tuaja me gjakun e Brodecit. Zoti Ali AHMETI ! Nëse
të ka ngelur vetëm një pikë gjak shqiptari dil para popullit shqiptar
dhe rrëfeju para tij, se kush ke qenë dhe kush në të vërtetë jë ti, kur
dhe kush ta ka shkelur bishtin. Dhe, të jesh shumë i
sigurt, që ashtu si populli shqiptar edhe ne, Fronti Demokratik i
Bashkimit Kombëtar (FDBK), do të marrim në mbrojtje dhe as ty dhe as
familjen tënde nuk do ta gjejë asgjë e keqe, vetëm e vetëm që ti të mos e
denigrojsh Kombin Shqiptar edhe më shumë se sa e ke denigruar dhe je
duke e denigruar edhe tani. Në të kundërtën e kësaj, Zoti
Ali AHMETI, ne të FDBK-së, po të paralajmërojmë se do të jemi të
shtrënguar që ta publikojmë: “DOSJA E ZEZE E ALI AHMETIT...!”; prandej,
urgjentisht largohu nga kolaborimi me sllavo-maqedonasit e kriminelit
Nikolla GRUEVSKI dhe përfundimisht jepi fund denigrimit të shqiptarëve,
se përndryshe shumë rëndë do të ndëshkojë historia....


Sinqerisht; Kryetari
i FDBK-së, Mr. Gafurr ADILI nga Kërçova. Tiranë, më 02
shtator 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi