Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardian Ndreca: Shqipnia si nji bombë atomike në Ballkan!

Shko poshtë

Ardian Ndreca: Shqipnia si nji bombë atomike në Ballkan! Empty Ardian Ndreca: Shqipnia si nji bombë atomike në Ballkan!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 12:15 pm





Ardian Ndreca: Shqipnia si nji bombë atomike në Ballkan! U1_ardian_ndreca
Ardian Ndreca
Shqipnia si nji bombë atomike në Ballkan!
Nga Ardian Ndreca
Prej takimit të fundit zyrtar mes Berishës dhe homologut të tij kroat, Sanader-it, siç deklaroi menjiherë zadhanësi i Ministrisë së Ekonomisë kroate, Tomislav Mazal, u hodh ideja e ndërtimit të nji centrali bërthamor prej 1500 megavatësh, ndoshta në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Simbas vlerësimeve të specialistave, ky central do të kushtojë rreth 4 miliardë euro dhe do të ndërtohet prej kompanisë kroate të energjisë, HEP.
Në qoftë se kjo fatkeqësi e madhe do të ketë sukses, merret vesht se ato 4 miliardë nuk do të shkojnë vetëm në xhepat e HEP-it, por edhe në ato të kompanive të vogla që përfaqësojnë interesat e politikanëve shqiptarë dhe ballkanikë.
A vlejnë ato 1500 megavat shkatërrimin e Liqenit të Shkodrës (apo të nji zone tjetër të Shqipnisë), kthimin e natyrës sonë, e cila edhe kështu asht mjaft e ndotun, dhe të vetë vendit, në nji kopsht toksik, ku të mbillet vetëm vdekja! Deklarata që doli prej takimit, ishte sa provokim diplomatik për vendet tjera ballkanike, aq edhe nji matje pulsi e opinionit publik të dy vendeve.
A jemi në nji fazë parapërgatitore të nji skenari mortor për t'ardhmen e vendit tonë? Nuk vonuen përgënjeshtrimet e palës kroate dhe saktësimet se nuk bahej fjalë për nji projekt konkret, por për nji ide, nji mendim për të ardhmen.
Gjermania, që ka eksperiencë në fushën e energjisë bërthamore, po i len bërthamat radioaktive të centraleve të veta me mbarue, me idenë me i mbyllë centralet. Po në Gjermani, studime shkencore të enteve të ndryshme, si dhe statistikat e tyne kanë vërtetue se numri i kancereve të shumëllojshme, asht disa herë ma i naltë në zonat afër centraleve bërthamore.
Ndërkaq fuçitë me mbetjet bërthamore të depozitueme në vitet '60-'70-të në minierat e vjetra të braktisuna të Asse-s (mes Hamburgut dhe Hannoverit) po gërryhen prej krypet tue rrezikue infiltrime në basenet e nëndheshme që furnizojnë me ujë të pijshëm popullsinë.
Prania e centraleve bërthamore ka si konstante të veten rritjen e sëmundjeve kanceroze dhe të deformimeve gjenetike në popullsinë që jeton pranë tyne. Ky asht nji fakt që s'mund ta mohojë asnji njeri.
Përveç rreziqeve objektive që paraqet çeshtja e pranisë së nji centrali bërthamor, ndërtimi i tij në territorin shqiptar paraqet edhe nji rrezik tjetër subjektiv, të lidhun me situatën e paqëndrueshme mendore të politikës sonë. Ketë gja e provojnë ngjarjet e pak viteve ma parë, kur arsenali i ushtrisë shqiptare u vodh dhe shteti qe i pafuqishëm me kontrollue gjendjen.
Me mija kallashnikovë e pushkë automatike, predha e bomba, bane kërdinë në popullatë; kësaj tragjedie iu shtue Gërdeci - nji ndër faqet ma të errëta të këtyne viteve. E në gjithë ketë skenar apokaliptik, asht ndie dhe ndihet paaftësia e shtetit ligjor (jo e atij që i asht dorzue në dorë mafies) me mbajtë nën kontroll situatën dhe me dënue shkaktarët e saj.
Çfarë sigurie mund të ketë nji central bërthamor në Shqipni? Me damtue apo me sulmue nji central bërthamor, nuk asht si me sulmue nji depo të ushtrisë për me grabitë municionet e teprueme prej shitjeve të mshehta të politikanëve mafioza, ketë e dijnë edhe fëmijët. Atëherë si mund t'i lexojmë deklaratat që dolën prej takimit Berisha-Sanader?
Si nji megallomani ballkanike, apo thjesht si nji projekt për me nxjerrë përfitime dhe për me përmirësue imazhin tejet negativ që ka krijue politika në këto kohët e fundit!
Ndoshta të dyja.
Por, rreziku atomik për Shqipninë dhe sidomos heshtja e opinionit publik para nji çeshtjeje të tillë jetike për të ardhmen e vendit tonë - duhet të shqetësojë të gjithë ata që e kanë të qartë se sa pa ekuilibër dhe pa sens përgjegjësie asht klasa politike shqiptare.

Gazeta Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi