Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërtimi i shtetit në ëndrrën e pasigurisë ekonomike

Shko poshtë

Ndërtimi i shtetit në ëndrrën e pasigurisë ekonomike Empty Ndërtimi i shtetit në ëndrrën e pasigurisë ekonomike

Mesazh nga Lek Sat May 19, 2012 1:25 pm

Ndërtimi i shtetit në ëndrrën e pasigurisë ekonomike


(Autori është master i menaxhmentit) Fatlum Gogiqi


Ekonomia e Kosovës 11 vjet pas luftës dhe 2 vjet pas pavarësisë po përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni. Pamundësia e këndelljes dhe mos krijimi i strategjisë së mirëfilltë në hartimin e ndonjë plani të veprimit ekonomik, po stagon sot e kësaj dite. Ndërtimi i shtetit të sigurt është krijimi i institucioneve të besueshme në fuqizimin dhe zhvillimin e sektorëve ekonomik në përkrahje të zhvillimeve të hovshëm dhe të qëndrueshëm në joshjen e investitorëve të huaj që të vinë dhe të investojnë në Kosovë.

Sa po bën Qeveria e Republikës se Kosovës për ti joshur investitorët e huaj? Pengesë është fakti që ekonomia e Kosovës është e ndikuar shumë nga qeveria, duke shtuar se qeveria e ka trashëguar këtë situatë nga UNMIK-u si dhe gjithsesi koha e ish-Jugosllavisë ka ndikuar negativisht në përkrahjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe mundësinë e përkrahjes, askush nuk e pengon qeverinë të bëjë zhvillimin bujqësor, zhvillimin e biznesit, luftimin serioz të korrupsionit dhe krimit të organizuar qoftë ai në veri të Mitrovicës apo në pjesët tjera të vendit.

Paaftësia e institucioneve të qeverisë tonë, me mos seriozitet në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në aspektin ekonomik sot po i kushton secilit nga ne. Mos përkrahja e sektorëve të ndryshëm si në zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e bizneseve, mos subvencinomin e tyre në çfarëdo forme po ndikon negativisht dhe drejtpërdrejt tek qytetari dhe mirëqenia e tyre. Shteti duhet të intervenojë në mënyrë që prodhuesit të subvencionohen e jo t’i ndalet hovi i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Sipas disa vlerësimeve të instituteve ekonomike që veprojnë në Kosovë, thuhet se diku rreth 60% e popullsisë se vendit është e papunë, ndërkaq, 40% në varfëri, ku numri i papunëve po rritet dita e ditës dhe po krijohen vështirësi por edhe po përkeqësohet mirëqenia e punëtorit mbi tregun e punës.

Papunësia e cila kap shkallën më të lartë në rajon, varfëria e cila është ngulitur thellë në ekonomitë familjare si një sëmundje kanceroze duke demotivuar jetën e tyre në aspektin social, shëndetësor, edukativ, shkaktare e një çrregullimi në kuptim të planifikimit dhe menaxhimit të jetesës brenda familjes.

Për shkak të krizës ekonomike, e cila e ka kapluar edhe Kosovën, shkalla e papunësisë është përditë e më e madhe. Qeveria e Kosovës nuk merr kurrfarë masash me qëllim të zvogëlimit të papunësisë që në mënyrë spontane të dërgojë të rinjtë në punësim të përkohshëm (sezonal) në shtetet e Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet e këtyre problemeve do t’i jepnin Kosovës një impakt zhvillimi ekonomik dhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e papunësisë që vazhdon të rritet bashkë me varfërinë. Nëse mendojmë ta zbusim varfërinë, duhet të mendojmë në punësim.

Kriza ekonomike globale ndikoi në zhvillimin e investimeve të huaja në Kosovë, që mund të ndodhin në vitin e ardhshëm, apo viteve në vijim, ku Kosova ka ekonomi të dobët krahasuar me vendet e rajonit. Importi i mallrave është shumë i lartë krahasuar me eksportin, që llogaritet të jetë vetëm afro 10 përqind.

Ekonomia shqiptare e Kosovës është një ekonomi e vogël dhe ajo është tërësisht e varur nga zhvillimet ekonomike të vendeve të zhvilluara. Një këshille nga ekonomistet është: ‘’Të mbajmë të shtrënguar paranë kesh, mos ta shpenzojmë vend e pa vend‘’ kur 15 vende që përdorin euron, kanë deklaruar se janë në recesion (rënie të thellë ekonomike).

Lënia me një anë e ekonomisë informale nga veriu i Kosovës po dëmton buxhetin njërën anë dhe në anën tjetër po shkatërron (demolon) prodhuesin vendor, prodhuesi po dekurajohet me atë se nuk zbatohen ndonjë masë proteksioniste për të mbrojtur atë nga produktet që hynë ilegalisht në veri pa u kontrolluar, por në njërën anë me dashje apo pa dashje qeveria dhe institucionet po e stimulojnë krimin e ekonomisë në të zezë (informale), paaftësi totale në eficiencën e konsumatorit, qytetarit për të kënaqur mirëqenien e tij është shumë e vogël dhe gjithnjë e më shumë po bien shanset për të krijuar dhe ruajtur ato para nga të ardhurat që i presim (i fitojmë).

Qytetari për të blerë ndonjë gjë dhe kënaqur mirëqenien e tyre, patjetër detyrohet të futet në lojen e bankave duke marr kredi me norma shumë të larta, sepse të ardhurat mujore të tij nuk i garantojnë të krijojë kushte normale për jetë. Aftësia për të blerë me para kesh pothuajse nuk ekziston, të ardhurat që fitojnë nga puna nuk garantojnë kursim (niveli shumë i ulet i të ardhurave dhe jeta shumë e shtrenjtë). Sistemi bankar është rritur me të madhe, detyrimisht çdo i katërti qytetar thuhet se është involvuar në kredi. Aftësia për të kursyer është e pamundur nga të ardhurat që i fiton një qytetar nga puna e tij.

Zhvillimi ekonomik nënkupton një bujqësi cilësore dhe konkurruese, një ambient të pastër dhe të mbrojtur nga shteti, një biznes të zhvilluar evropian i modeluar për ambientin e ekonomisë tonë, një treg financiar i balancuar dhe kredi më të buta për kredimarrësit dhe biznesin, një shëndetësi të avancuar publike me çmime ekuivalente me atë private, një industri të vogël cilësore por konkurruese, një arsimim kualitativ dhe një zhvillim shkencor të avancuar, zhdukje të varfërisë dhe mbi të gjitha një demokraci që trason rrugën drejt arritjes së standardeve perëndimore ku besimi i marr nga populli përmes votës së lirë të mos tjetërsohet dhe të mos keqpërdoret për interesa grupore apo personale etj.

Shumë nga ne vazhdojmë të besojmë në një vizion te jetës së mirë, të sotmes ose të nesërmes, pavarësisht, secili synon në mirëqenie, punësim dhe jetës më të mirë. Sfida e qytetarëve të Republikës së Kosovës në një të ardhme të afërt është integrimi në Bashkimin Evropian, e kjo do varët nga zhvillimi i ekonomisë, se a do të na pranojë Evropa të varfër, të korruptuar (shkatërruar), të përçarë në mes vete, ajo do të jete një pikëpyetje? Se çka mendojmë ne nuk është parajsa që do të gjejmë atje, por do të jetë sfidë dhe punë e përditshme që do të na garantojë suksesin në fusha të ndryshme të jetës si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e stabilitet politik.

Ne mund ti tregojmë Bashkimit Evropian se edhe ne dimë ta dallojmë dhe ta ndajmë të mirën nga e keqja.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi