Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare nis në vjeshtë

Shko poshtë

Ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare nis në vjeshtë Empty Ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare nis në vjeshtë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 9:26 pm

Ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare nis në vjeshtë

Lirie Hajdari, Bota Sot
“Mjetet janë siguruar dhe është shumë me rëndësi se ka investitorë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të marrin përgjegjësi dhe të investojnë në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.


Ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare nis në vjeshtë Qevria%20(Small)
Duke e quajtur si një investim kapital, kreu i qeverisë tha se fillimi i autostradës Vermicë-Merdare do t’i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit. Sipas tij ky është një projekt i integrimeve kombëtare e rajonale.

Kryeministri Hashim Thaçi i siguroi qytetarët e Kosovës, se ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare, do të fillojë të ndërtohet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa konfirmoi se për këtë projekt madhor tashmë janë siguruar mjetet dhe ka kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të investojnë. Duke e quajtur si një investim kapital, kreu i qeverisë tha se fillimi i autostradës do t’i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit. Ai premtoi se qeveria është duke punuar me respektimin e plotë të transparencës, me respektimin e të gjitha procedurave, ndërsa u shpreh i bindur se procesi i aspekteve procedurale për fillimin e ndërtimit të autostradës do të përfundojë së shpejti. “Me fillimin e muajve të parë të vjeshtës do të fillojë definitivisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor, i ëndrrave të qytetarëve të Kosovës. Mjetet janë siguruar dhe është shumë me rëndësi se ka investitorë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të marrin përgjegjësi dhe të investojnë në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi, duke e quajtur këtë projekt madhor dhe me interes për qytetarët që do të ndryshojë vendin tonë, por edhe një projekt i integrimeve kombëtare e rajonale. Projekti për ndërtimin e autostradës është përkrahur edhe nga partnerët ndërkombëtar, ndërsa siç tha kryeministri, qeveria do të respektoj në plotni edhe orarin për përfundimin e punimeve.
Kreu i qeverisë falënderoi ministrat për kontributin e dhënë në debatin për procesin e rishikimit të buxhetit, i cili do të hapë një perspektivë të mirë të fillimit të disa projekteve me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Janë rritur mjetet në procesin e angazhimeve që kemi për reformat në arsim, shëndetësi, ambient, infrastrukturë rrugore, pastaj edhe sa u përket angazhimeve shtesë në ministrinë e brendshme, atë të jashtme, reformat në drejtësi etj. Gjithashtu sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm ka qenë ministria e energjetikës, por kemi rritur për 80 për qind edhe mjetet që janë ndarë për ministrinë e bujqësisë”, tha Thaçi. Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në FMN e BB dhe ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës ka hapur perspektivë të madhe, por edhe ka rritur besimin ndërkombëtar te institucionet e Kosovës në ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm, sidomos në zhvillimin ekonomik.
Qeveria, po ashtu ndau 18 mijë euro për organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e mërgatës në Kosovë-2009”, aktivitete këto që do të organizohen nga zyra për çështje jorezidente në bashkëpunim me kuvendet. komunale. Kreu i qeverisë premtoi se përveç manifestimeve, shteti i Kosovës do të jetë shumë pranë shtetasve të vet kudo që ata jetojnë në botë. “Me ndarjen e mjeteve për plotësimin dhe funksionimin e mirëfilltë të ambasadave të Republikës së Kosovës, institucionet e vendit do të jenë shumë afër shtetaseve tonë. Do të kemi përkujdesjen institucionale të munguar shtetërore. Do të jemi afër mërgatës edhe gjatë pushimit në Kosovë, por edhe në kohën e qëndrimit të tyre kudo që ata jetojnë në botë”, tha Thaçi.
Kabineti qeveritar shtyu për mbledhjen e radhës kërkesën e KQZ-së për ndarjen e shtesave në vlerë prej 200 euro për 70 zyrtarë dhe shqyrtimin e projektligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi