Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri

Shko poshtë

Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri Empty Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 19, 2012 10:53 pm

Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri 156514_10150831418429077_644509076_9990817_2054974764_n

Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri

Skuqi telat moj sharkia ime
Ta fillojmë këngën unë e ti
Për një festë mbarë kombëtare
Njëqindvjet t´nënës Shqipëri

Gishtat bukur të lodrojnë
Këngë gëzimi po këndojmë
Këndojmë këngën unë e ti
Njëqindvjet Shqipëri

Refreni...
Gëzohu gëzohu oj nënë Arbëri
Gëzohu flamur kuqezi
Se na vjen Gjergji ynë
Ty të futë në gji
Bashkë me nënën Shqipëri

II
Dridhi telat moj sharkia ime
Le t´jehojë kënga për atdhe
Sot gëzojnë tokat shqiptare
Për një datë Jubile

Zëri sot t´mos më tradhëtoj
Ta këndojmë këngën me zjarmi
Gëzohen nuset e gëzohen nënat
Feston Zonja Shqipëri


Refrini...
Gëzohu gëzohu oj nëne Arbëri
Gëzohu flamur kuqezi
Se na vjen Isamail Qemali
Ty të futë në gji
Bashkë me nënën Shqipëri

III

Jeho bukur moj sharkia ime
Sikur asnjëherë më pare
Për këtë festë jubilare
Për bashkimin gjithëkombëtar

Moj Shqipëri Lule Bajraku
Askund n´botë shoqën se ke
Sa shumë të dua me shpirt e zemër
Të kam jetë e të kam atdhe


Refrini...
Gëzohu, gëzohu oj nënë Arbëri
Gëzohu flamur kuqezi,
Se na vjen Nëna Terezë
Ty të futë në gji

Bashkë me nënën Shqipëri

Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri 525089_10150832773689077_644509076_9995087_1774169561_n

Ilustrimi nga Marjan Dodaj. Falenderime mik!

15.05.12
Düren



Poqëse gjej sponzor do ta regjistroj patjeter. Emri i sponzoruesit do të gjendet gjithkund ku këndohet dhe botohet.
urime 100 Vjetori i Pavarsisë së Shqipërisë së përgjysmuar motra e vllëzër shqiptar!


Agim Gashi:Njëqindvjet Shqipëri 370303_1342220805_1634693640_n

Ndersa Kujtim Stojku komentoi:

E t'i prap në dyzen do ta vesh sharkinë
Telat do t’përhapin tinguj lirie
Për të dëgjuar këngën tënde t’gjith’do t’vinë
N’këtë njëqindpërvjetor pavarsie.

Si dikur Kastrioti me mdhështi flamurin ngriti
E shqiponja n’hapsirë me gëzim krahët hapi
N’këtë njëqindvjetor do t’këndojmë gjith’nga gëzimi
Kur sharkisë do t’i bjerë Agim Gashi….
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi