Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:VOTO PASTER SHQIPËRI

Shko poshtë

AGIM GASHI:VOTO PASTER SHQIPËRI Empty AGIM GASHI:VOTO PASTER SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 21, 2013 9:13 pm

Edhe unë Uroj që shqiptarët të votojnë qetë, pastër e me korrektësi për atdhe. Koha është që edhe ne si popull ta shfrytzojmë pa inate të drejten e votës, jetës dhe angazhimit tonë për atdhe. E kemi obligim moral e kombëtar të sillemi me e për atdheun ashtu si e do zakoni e tradita.
Kushdo që të fiton-URIME!


AGIM GASHI:VOTO PASTER SHQIPËRI
AGIM GASHI:VOTO PASTER SHQIPËRI 1013698_10151502803384077_208191857_n
Po vjen e dielja e qershorit
Në Shqipëri, 
Po fillojnë zgjedhjet e vendit
Mrekulli.

Dalin shqipet në mbar atdheun, 
Të votojnë, 
Për atdhe e për liri 
Para marshojnë.

Koha është që të tregohemi 
Shqipëtar, 
Me pastërti e me ndershmëri
Atdhetar.

Do ti numrojmë e ti pranojmë 
Votat tona, 
Se Shqipëria e ardhmëria 
Është e jona.

Nga mërgimi e Gjermania
E UROJ, 
Cilido kandidat
Që të fitoj.

Çdo verdikti të popullit tim
Shqipëtar,
I përkulem me shumë rrespekt
Unë mërgimtar!

Se liria e demokracia
E Shqipërisë, 
Është liri-demokraci 
E mbarë Arbërisë!


21.06.13
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi