Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi për viktimat e Himarës

Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Poezi për viktimat e Himarës

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:05 am

Poezi për viktimat e Himarës 547408_3380185463245_1227679077_32354797_1357103766_nPoezi për viktimat e Himarës 545717_392063520843961_100001209507443_1259011_1987680885_n

Poezi për viktimat e Himarës 547253_441493305879630_100000568930657_1541447_90905136_n

Poezi për viktimat e Himarës

Hyqmet Hasko:
JU ISHIT VETË BUKURIA
(Homazh për studentet e aksidentuara)

Në jugun e bukur të vendit shkuat,
se ju ishit vet bukuria e kësaj jete ,
nga shpirti juaj, bukuri detit i dhuruat,
dhe në Himarë sytë vajzëror latë të treten...


Bukurinë që kishit ua pati zili Joni vetë,
ndaj ju donte t’u kishte gjithmonë pranë.

Ju lulen e rinis latë përjetësisht në bregdet,
që të mbeteshit të paharruara në ato anë.

Sonte trishtimi me ka mbytur dhe mua,
shpirti juaj thellë në shpirtin tim është zhytur,
bashkë me spërkatjet e dallgës së trishtuar,
zemra ime vajton me gjak të prishur.

Shpirti i një popullit të tërë, mbetur pa frymë,

ndezi për ju qirinjtë e yjeve të digjen netëve,
për ju të bukurat e këtij dheu në drithërim,
që latë përgjysmë pranverat tuaja të jetëve!...




Poezi për viktimat e Himarës

Lavdim Dushi:Tragjedi në Himarë

Mbeten librat pa u lexu,
Mbeten fletoret pa u shkru,
Mbtetn profesorat pa ligjeru,
Mbet drjtori pa i ndegju.

Mbeten nanat tuj vajtu,
Mbeten vllëzrit tuj lotu,
Mbeten shoket e shmangum,
Mbeti syri i lotum.

Nuse në arkivol të zi
Mbetet heshtje në gjithsi
Trishtim mbi ketë dhee te zi
Sot po qanë një Shqipni.

Udhëtim me udhë te mbarë
Por Himara na lah pa fjalë
Ata gjak sot shiu e lanë
Mbeten vajzat në Himar.


Autor: Lavdim Dushi
22-05-2012



Elzabeta Marku:RENKON TOKA IME SOT

perse gjemojn keto male
perse o zot doren se ndale
as koha sot nuk po ndalon.
se zemrat e nenes po renkojn
gjemon qielli pa ndaluar
13 zemrat kan pushuar
gjemen e madhe kujt po ja con?
zemres se nenave qe dot sdurojn
ju more jeten o vdekje katile
ju ngrite priten me kaq hile
ne gremine thell i cove
jeten o zot perse ua more ?
mos vall djalli kih dal perpara?
i mori nuse pa te bardha
,gjemo o tok e bekuar
nga zemra e nenave te plagur
eshtrat e engjejve kush ua mblodhi ?
ne gremin te zez kush ua hodhi?
kush vall duron per keto lule
qe kokat nenave ua ule
renkojn zemrat gjith anemban
shqiperia ime sot zin po mban
kush vall ka zemer te ngushellohet?
kur ne dhe te zi nuset mbulohen?
pse vdekja i mori parakohe?
me vello zije qielli mbulohet
perse qajn malet .pragu i deres
vdekja i mori ne fund te humneres
qaj o koh e qiell i trazuar
syt e gjith shqiptareve me lot mbuluar
..............ELI .22,5.2012.



Aishe Gashi

Poezi për viktimat e Himarës 542314_365463690183387_100001592770100_1057032_1660917544_n


O Zot i madh qe je ne qiell
Na i sill ne jete edhe njeher
Perse i more kaq te ri
Perse ua mbylle ata sy

Pse shpirtin ua copetove
Pse u tregove kaq mizore
O Zot i madh o Perendi
Cfar ishte kjo tragjedi



Kozeta Zavalani

Shpirti yne pikon dhimbje
e dhimbja mbi piken e lotit loton,
e portretetet tona, ashtu si shpirtin
ne fiongo zije i shndron...
Edhe qielli i sterrosur prej dhimbjes
sot rrenkon e loton...



Briliana Shaova



KJO FJOGO E ZEZE LE TE SHERBEJE PER TE GJITHE NE ___ SI NJE SENSIBILIZIM NJERESOR--- SHPIRTEROR DHE GJITHEPERFSHIRES I CDO NJERIT PREJ NESH PER KETA STUDENTE QE HUMBEN JETEN NE KETE DITE TE 21.majit 2012__NUMER I CILI I KALOI 14- viktimat ne morg __DHE 22-maji ___NJE DITE ZIE KOMBETRAE PER KETO JETE TE PAFAJESHME !!! NGUSHELLIME ME DHJETRA FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE DHE TE AFERMEVE TE TYRE , MIQEVE DHE SHOKEVE ....RESPEKTE _ B.SH !!!




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Re: Poezi për viktimat e Himarës

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:13 am

Poezi për viktimat e Himarës 537628_4007262709352_1514720285_3470661_1970587080_n


Vera Kurti



Ne Zi, u veshe Vendi im-
Ne Zi, Ti shpirti i Popullit tim-
ZIJA i kaloi kufijte e ZISE te Ju o Prinder Fatzinj-
***
Falni Ju o LULET MAJIT ato qe jetet tuaja flijim i bene-
Yje te pashuar dhe Engjej mbrotes per jete do t'ju kemi-
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Era:O NËNA

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:19 am


Poezi për viktimat e Himarës 543064_335049359901869_100001904233310_66891193_83745095_n




Era:O NËNA



(viktimave në Himarë)



Të forta bëhuni,o nëna
Me ju jemi dhe ne në zi...
E rëndë na piku gjëma
Në Himarë...në Shqipëri!

Të forta bëhuni,o nëna
Fëmijët tuaj jemi dhe ne
Zemrën na e thau gjëma
Dritë paçin...i lehtë ai dhe!

Bensheim,22 maj 2012,
në orën 8:20
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Silvana Berki:Rrugë e parrugë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:29 am

Poezi për viktimat e Himarës 576701_3529081099359_1042150289_33058632_226392967_n

Silvana berki:Rrugë e parrugë

Ka kohë qielli është ndotur nga pluhurat meteoritë,
endacakët e
rruzullit vetmuar,
të ndotur,
të ngjyer si kongjitë
rrëzohen,
për të vrarë, e shartuar.
Djegin "hitlerianët" norvegjezë,
por kë në të vërtet përvëluan ?
Bien dhe automatikët e vetmuar finlandez,
por kë vërtet masakruan ?
Rrëzohen ekskursionistët shqiptarë humnerave
rrugësh shekullorë,
po nga kush ndërtuar ?
Shteti,
me ligje e dënime fle,
ngushëllon gjyqeve vonuar.
Ndërkohë rinia vazhdon gremiset
humnerave idealiste,
vdekjeprurëse,
sistemeve egoiste....
Dhe meteorët e nxirë cmënden
pamëshirë vazhdojnë bombardojnë
qiellin e grisur,
tokën e kthyer në humnerë
Eh, rinia ime e mjerë...
peng,
kushtetutës pavlerë
rrugëve parrugë,
pa busull , c`orientuar !

Sikur të mundesha do i mblidhja të gjithë lotët e botës sëbashku
e me të të godisja
cdo mëndje e sistemi të deformuar,
cdo rruge të cpuar.
Por ndonjëherë dhe loti është i kot,
sic është e kot një mëncuri e vonuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Shqiponja Axhami:Elegji për nxënësit…

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:34 am

Shqiponja Axhami:Elegji për nxënësit…

Po i dridhet buza tokës ooh,ç”gjëmë e zi
Cila qyqe nuk po i shkul flokët
që qiellit lotët tia fshijë…


Oh mi zgjuat Ajkuna-nënat sot
shtruar në qylimat e dhimbjes
ku ti gjej fjalët që tju vajtoj…
në petalet e shkërmoqura të lules…

Tek pena e mësusit që dridhet
Në apelin mbetur kafshatë në gjysëm

Në piskamën e nënës që rrufe gris qiellin
Në buzën e kafshuar të babait
Që vetëm sot burrërinë e ka hedhur…

Oh,qajnë qyqet,çatitë,fija e barit kullon lot
Ikët duke buzëqeshur dhe me këngë
Ndoshta për këtë toka ju deshi fort…

Sdi si ta përshkruaj lotin në fletë
vetëm di që spo gjej dot fjalët
në këtë mëngjes të qullur Maji
më mbetët në grykë si gur i besës
-po ,po dijeni si gur i besës
se ju jap fjalën duke ju puthur në ballë prekshëm
se do ju lutem netvë më hënë të poetit
që në vendin ku u prehët
të mbijnë tulipanë të përjetshëm…
o vesa e pafajsme e botës
do endeni kitara të kuqe
në krahë ëngjujsh që aq shum ju deshën…


Poezi për viktimat e Himarës 181877_130772157059120_100003790091120_122801_395989604_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Seveme Fetiqi:U KËPUT KËNGË MAJI

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:38 am


Poezi për viktimat e Himarës 370222_1528638107_1639173107_n

Seveme Fetiqi:
U KËPUT KËNGË MAJI



U këput këngë maji
U shuan buzëqeshjet rinore
Në vdekjen e papritur
U ndalën zemrat e reja
së rrahuri
Deri këtu në mërgim
Ndjehet dhembja e kësaj stine
Edhe unë
O prind në Himare
Që me duar të zbrazta
Kërkoni imazhet e fëmijve të juaj
Jam dhembje e juaja sot
Edhe unë qajë me lot
Sepse jemi një
O Zot zbute dhembjen
Edhe lulet mbi varret
E tyre qajnë

22.05.2012 Ditë zie e pikllimi në Shqiperi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Fahri Xharra

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 11:53 am

Fahri Xharra

Të forta bëhuni,o nëna
Me ju jemi dhe ne në zi...
E rëndë na piku gjëma
Në Himarë...në Shqipëri!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Dëshira Haxhi:Qan pena e poetit!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:25 pm

Poezi për viktimat e Himarës 165811_373961129318626_100001142253200_978222_1710320613_n

Dëshira Haxhi:Qan pena e poetit!

E perlotur sot pena poetike...
pershkruan lotin ne oqeane dhimbjesh
vdekja mekatare ne histori engjejsh
parajse e mekatuar me gjak dridherime.

Zot deperto ne thellesi te dhimbjes
s'mundet me ajo nene te te besoje
i shuajte pranveren ,e le braktisur
ne stacione trafikesh me libra ne dore.

Do te mbijetojne prehur ne paqe
e lane pas udhetimin e ferrit
do e nisin buzeqeshjen, aty, diku...
ne epilogun tragjik ku vdekja zuri vend.

Ulerime!
mijra copeza te shkerrmoqura zemrash
intriguese...cirren ne dete vajtimesh!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Reshat Murati:Ngushllime Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:32 pm

Reshat Murati:Ngushllime Shqipëri

Poezi për viktimat e Himarës 521554_369212099806482_100001530849581_12797356_1145032267_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Lekë Mrijaj-Ngushllime!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:37 pm

Lekë Mrijaj-Ngushllime!

Poezi për viktimat e Himarës 526157_442097209153586_100000599329323_1482424_1625042262_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Hana Berisha:Elegji e fjaleve ( per studentat ne Himare )

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:40 pm

Hana Berisha:Elegji e fjaleve ( per studentat ne Himare )
Poezi për viktimat e Himarës 148729_293927020696811_100002385451715_659583_955411831_n
Nisi dita me vajin e qyqes
rruga ngushetoi te rrahurat
buzeqeshjen ja ndau ne dysh

si lulet e pranveres qe qelin arome
ashtu ato lule ishin deri dje,
tragjedi e kobshme preku kete qytet
ne udhetimin e deshires
humben shume jete
studentet e Elbasanit me mesim nuk do kene
se jeta e tyre me nuk eshte jete
por amshim i perjete.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Ymer Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:42 pm


Ymer Berisha

Poezi për viktimat e Himarës 148729_293927020696811_100002385451715_659583_955411831_n


NGUSHËLLIME PËR TË GJITHË FAMILJARËT QË HUMBEN FËMIJËT E TYRE, NGUSHELLIME TË GJITHË SHQIPTARVE QË HUMBËN PJESTARËT DHE BASHKËKOMBASIT E TYRE. NGUSHELLIME SHQIPRISË DHE GJITHË TROJEVE SHQIPTARE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Milazim Kajtazi:12,13,14....EDHE SA !?

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:51 pm

Milazim Kajtazi:12,13,14....EDHE SA !?
Poezi për viktimat e Himarës 536683_3498854393576_1338122538_32358245_233643174_n
edhe sa qirinjë
edhe sa ditë zie
edhe sa dhimbje
edhe sa lot

a mund dikush t'më thotë

sa rroba të zeza veshe
sa zemërat n'shpirtë theve
sa lule elbasani janë venitë
oh,sa më mund nëna i ka rritë

kur loti s'do të thahët
për ju
për dashurin e humbur
Himarë të kam gjanë
pse më theve zemrën
çfaj kam.

12,13,14...edhe sa!?
edhe sa jeta i do
Sarand më përqafo
Himarë më ngushllo
fshija lotin edhe Butrintit
shkoj dhimbja gjërë në Çameri
edhe Kosova për ju ka zi

mbahu Elbasan...!
dhimbje të medha
sot për ty kam
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Flora Peci:ZOT,TË LUTEM!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 2:55 pm

Flora Peci:ZOT,TË LUTEM!

Sonte kur qielli qan e toka rënkon
sonte kur shumë shpirtra shkuan lart në qiell
sonte dora nuk më shkruan dot poemë dashurie
sonte edhe ajo dridhet kur thur vargje.
Të lutem o ZOT,bëju të lehtë dhembjen
e atyre që i humbën,e atyre që as nuk ëndërruan
as nuk menduan se arkivolet do të vijnë në shtëpitë e tyre...
oh,të lutem,forcoji zemrat e lënduara
jepju forcë e durim...
Lotët na tradhëtojnë ne që s'i njohëm,
po sa dhembje ndjejnë ata që i patën në shtëpi
ata që pritën të marrin nuse dhe të japin vasha...
Të lutem o ZOT ndihmo!!!..


Poezi për viktimat e Himarës 560413_436450716372890_100000238957508_1639843_1749571294_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Nexhi Baushi:PERSE O ZOT

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 3:25 pm

Nexhi Baushi:PERSE O ZOT..!!

Poezi për viktimat e Himarës 576616_3043763824256_1567932301_31908632_161896470_n
Përse ky Bregu ynë sërisht u shkund nga vëndi?
Përse ky deti J
on sërisht u trazua?
Përse o Zot nuk harrove?
Qielli sërisht u nxi dhe derdhi lot.
Leshteriket deti shkuli nga kuji i Nenave.
Shkëmbenjt u thërmuan nga shtrëngimi i buzëve të Baballareve.
Qirinjë po ndizen buzë trotuarëve
Sepse,për 13 Sirena u tha deti.
Për 13 zambak u pre në mes pranvera.
13 Nënave zëmra ju shkul nga shpirti.
13 Baballarëve goja ju tha,e gjuha ju mek.
13 banka të vetemuara mbetën.
13 kurora e fustane Nuserije nuk u veshën.
Sepse një popull po vajton me lot,e
po përcjell engjejt e vet
22.05.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Ragip Dragusha:Paqe ne Qiell

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 6:34 pm

Ne respekt te viktimave qe humben jeten aksidentalisht. Nje dhmbje qe shpresa gati eshte ne te venitur per humbjen e thelle qe pasoj dita e djeshme. Kurajo per te afermit e tyre.

Ragip Dragusha:Paqe ne Qiell

Fluturoni ju shpirterat e fresket.
Lart ne qiell me engjej bashkuar.
Se trupi juaj ne toke do mbetet.
Si deshmi e fatit me dhe, mbuluar.

Pranvera qane per lulet qe celi.
Ne pikun e saje furtuna i shkuli.
Eh...fat i zi qe aromen e derdhi.
Mbi varre nusesh ende pa stolisur.

Oh...oh....kange e nuses se vdekur,
Qe pajen e more peng per ta lare.
Mbi varret e tyre do kaloj nji shekull,
Por varri nga lotet s'ka per tu thare.

R. Dragusha.


Poezi për viktimat e Himarës 556740_439389696071152_100000003775907_1691776_113835442_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Kudret Selmnaj: Himarës

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 6:36 pm

Kudret Selmnaj: Himarës

Ca klithma po vijne, andej nga Himara.
O zot o zot ,ç'u mbushem me te qara.

Ja Borshi,Vunoi me tutje Palasa .
Gremina hap gropen ,po i mori parajsa.

Se ishin vajza, te pabera nuse.
Ca paja, unaza, u ngelen ne sënduqe.

Sa keq, sa keq, qe per to fati .
Ku esht' nena, motra, i vellai i ati?!


Poezi për viktimat e Himarës 576616_3043763824256_1567932301_31908632_161896470_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Vullnet Mato:SI DUHET TË VAJTOJMË NJË JETË TË TËRË?...

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 6:40 pm

Poezi për viktimat e Himarës 579526_3007060146700_1686458244_n

Vullnet Mato

SI DUHET TË VAJTOJMË NJË JETË TË TËRË?...
( Homazh për ato vajza të paharruara)

Si duhet të vajtojë një nënë, për zogëzën e rritur,
kur në qiellin pranveror u shndërrua në flutur?...
Si duhet të qajë një mësues kur në klasë papritur,
një tufë vajza, nga qielli i tij, si yje i janë këputur?...

Ah, o shpirtra të gjakosur shkëmbinjve, buzë Jonit!
Pse ikët pa u kthyer buzagaze nga Dea e Butrintit?
Pse o shpirtra të dëlirë, akulluat zemrat e kombit,
Pa marrë diplomat e mençurisë, tek u priste fundviti?

Si duhet të qajmë ne, kujën e humnerës ku u hodhët,
teksa ikët duke kënduar për ato ëndrra të bardha,
që sapo kishin filluar të çelni lule bashkë me mollët,
dhe po lidhnin fruta bashkë me qershitë e para?...

Ju nuk e morët vesh, se Shkumbin ngriu menjëherë,
pemët e Namazgjasë përkulen degët mbi trotuare,
Kristoforidhi nga monumenti pikoi lot të mermertë,
për lajmin qe erdhi befas nga gjëma juaj e madhe!...

Ah, moj vajza, me ikjen pa kthim, ç’na paskeni bërë?
Si duhet të vajtojmë ne e të rënkojmë një jetë të tërë?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Musa Jupolli:Studentet e kombit

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 6:44 pm

Poezi për viktimat e Himarës 481250_3985906454160_1475749406_3335984_2129729448_n

Musa Jupolli:Studentet e kombit

n' zile t' shkollës
zgjimi i ndjenjave
shikojeni,
kombi n' drydhje
n' këndim t' himnit
n' flamur loti rrjedh
shumë muzikë
të pa akorduar
nga zërat e përmallshëm
fjalë dhe imazhe n' gravim
fotografi kujtimi
n' mamoaret tona
n' këtë dhëmbje
fjalët shërojnë
muzë n' shetitje
qielli i hapur
Alexandër Xhuvani
nga lart
postule na dërgoi
n' kudesë t' engjujve
vetë jam
lotët na i fshiu
me fjalë zemre
)
Hecim n' qetësi
jam i pranishëm n' poemë
t' mallit e t' dhëmbjes
edhe deti ka rënë n' qetësi
n' pranverën e shiut
nga lotët
e kombit tim


musa jupolli,22/05/2012, paris
n' emër mergimtarëve me mallë t' atdhetarëve, ngushllime kombit mbarë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Zëri Kombit-Himarë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 10:18 pm

Zëri Kombit-Himarë

Poezi për viktimat e Himarës 575238_147600688705773_100003675285725_188418_801579140_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për viktimat e Himarës Empty Re: Poezi për viktimat e Himarës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi