Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikoleta Kovaçi:Apel mbi lotët e Kryeministrit..!-Opinion

Shko poshtë

Nikoleta Kovaçi:Apel mbi lotët e Kryeministrit..!-Opinion Empty Nikoleta Kovaçi:Apel mbi lotët e Kryeministrit..!-Opinion

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 25, 2012 7:44 pm

Apel mbi lotët e Kryeministrit..!


Nikoleta Kovaçi:Apel mbi lotët e Kryeministrit..!-Opinion Kovaci

Nga Nikoleta Kovaçi

Babëzia zoti Kryeministër, babëzia; babëzia është përgjegjëse e asaj vdekjeje të çmendur. Të gjithë strukturat e marra që Ti i beson, janë “dora” që e shtynë atë autobus të kalbur në ngrehinë. Babëzia zoti Kryeministër; kjo babëzia e sotme është shumë herë më e keqe, e neveritshme dhe e turpshme se ai mjerimi i “kangës migjeniane” të padëgjuar mirë..! Babëzia zoti Kryeministër filloi të ngre krye; meqë ne si bindemi dot duke na marrë tek e tek, nis e gjuan rëndë, aq rëndë sa është mjaft e vështirë të përballohet as nga Burra dhe prej burrash. Gjithnjë kam besuar se lotët iu kanë hije Burrave, por përlotja Jote ishte e dhimbshme edhe pse tejet njerëzore. Zoti Kryeministër është babëzia që në raste të veçanta s`kursen dot as forcën e Burrit dhe të njeriut kryeministër!!!

Babëzia, zoti Kryeministër, kësaj radhe dha shenja të forta. Shenjat-fakte s`janë më vetëm brenda atij automjeti fantazmë që u hodh në humnerë si një copë letër e pabojë, por është babëzia e një mekanizmi të tërë që vepron për ta nisur atë automjet me jetë njerëzish në drejtim të vdekjes së tmerrshme. Ne e dimë fort mirë se e vetmja gjë e sigurtë pas asaj dite që lindim është vdekja, por ka një lloj rregullsie edhe në këtë ligj të pandryshueshëm. Babëzia e një sërë instancash të disa institucioneve, si e gjithçkaje tjetër, është përgjegjëse zoti Kryeministër për heshtjen kaq vjeçare, sidomos të pas 2005-ës e këtej.
Si qytetare e këtij vendi, prita, më kot, që pas asaj ngjarjeje të rëndë, që kësaj radhe ndodhi në Himarë, që dikush i madh që iu ka besuar drejtimi i institucioneve që janë të përfshira në këtë histori tragjike, që s`është e para dhe as e fundit për sa kohe të ekzistojë kjo lloj babëzie, të jepte dorëheqjen.


U marrosa për një moment zoti Kryeministër e thashë; po, që nga Ministria e Arsimit, e Turizmit dhe ajo e Transporteve, do të dilte dikush ta flakte postin e tij. Po ashtu besova se edhe rektorati i Universitetit, nga i cili dolën dy autobusë me studentë do të ndjente një përgjegjësi morale. Kjo s`ka ndodhur në tragjedi të tjera, e di. Madje, aksidenti i Fushë-Arrësit kaloi edhe pa ekspozim mediatik ekspertësh sharlatanë. Normale, ajo rrugë në të cilën humbi jetën edhe ime kushërirë në lule të moshës bashkë me bashkëshortin, duke lënë dy fëmijë të mitur jetim në rrugë të madhe, nuk shërben për turizmin babëzitës të disa pronarë hotelesh, të sipërmarrjeve të pa fre të mësuesve dhe tashmë edhe të pedagogëve për ekspedita, ekskursione dhe nevojshmërie për të iu mësuar nxënësve të tyre Shqipërinë tonë!!!! Ajo rrugë vazhdon të jetë e njëjtë, sepse aty s`kalojnë më as eskortat tuaja dhe të politikanëve të tjerë për fushata elektorale zoti Kryeministër!
Më erdhi keq zoti Kryeministër kur pashë anëtar të kabinetit Tënd qeverisës të dilnin e të thonin menjëherë pas tragjedisë; ai aks rrugor është brenda parametrave. E ç`rëndësi paska kjo për 39 familje që ishin ngujuar në kthetrat e vdekjes, e me to mbarë ato njerëz që e ndjenin veten të pafuqishëm për të shpëtuar jetë…! Po kaq keq më vinte kur ekspertët aktualë dhe ata të përjashtuar, që fajin ia vënë pozicionit politik, mbushnin ekranet duke na mbushur mendjen se ajo rrugë bënte për të parët dhe s`bënte për të dytët. Më pas na treguan se autobusi i vdekjes na paska kaluar edhe në kontrollin teknik, se shoferi, ndjesë familjes, mbase ka pësuar edhe atak kardiak, që s`i ka punuar sistemi i frenimit, se paska ecur shpejt dhe s`ka mundur të kontrollojë automjetin. S`mund ta besojë askush që një shofer që është kthyer vetëm 24 orë më parë nga ajo rrugë dhe që ka një jetë të tërë në
timon mund të gabojë aq lehtë. Duhet kërkuar shkaku teknik i kësaj gjëme në babëzinë e pafre të një mori komponentësh që veprojnë e drejtojnë në emër të shtetit dhe për shtetin zoti Kryeministër.


Kujtoj, katër vite më parë, në Italinë e Berluskonit, se një mëngjes u zbardh i përgjakur. Në dy aksidente në dy vende të ndryshme humbën jetën 14 persona. Aso kohe, vetëm pak orë pas identifikimit të ngjarjeve, ish-homologu juaj doli në një konferencë shtypi dhe tha: “Unë nuk e di se cilat janë shkaqet e këtyre aksidenteve, por unë di dhe vendos diçka; në Itali kjo s`mund të ndodh më. Po të jetë e nevojshme do të hedh në rrugë edhe ushtrinë”. Aksidentet u zbardhën brenda pak orësh dhe njëri, rezultoi të kishte shkak pikërisht babëzinë zoti Kryeministër. Shoferi i kamionit që solli 7 viktima ishte një shtetas i huaj, i punësuar nga pronarët vendas dhe që kishte të paktën 72 orë pa gjumë. Rezultoi fatal pikërisht dremitja, për të kaluar murin ndarës të autostradës së Milanos dhe për të shuar një familje të gjithën që gjendej në një automjet. Kamioni i tij më lëndë djegëse merr flakë mu në mes të autostradës. Nuk pashë asnjë ekspertë, rrugësh, hekurash, kënaqesh apo ku di unë të dilte dhe të llomotiste ekranesh, por menjëherë u morën masa për këtë kategori drejtuesish mjetesh. Iu vu fre babëzisë shfrytëzuese të shoferëve të huaj që punonin e jetonin në Itali.

Kjo mbase është vështirë të ndodh edhe te ne zoti Kryeministër, po babëzia duhet frenuar. Është e mundshme, e nevojshme dhe e domosdoshme zoti Kryeministër. Mbase shumë herë më tepër se ai master-plani i Tiranës sonë. Unë jetoj në qendrën klasike të Tiranës, jo atë të luksit zoti Kryeministër, aty afër ke jetuar edhe Ti dikur, ku moria e pafund e telave shërben si rrjetë ku fëmijët e pallateve sajojnë lojëra volejbolli, ose këto tela i përdorin edhe si traversën e portës imagjinare. Frenimi i kësaj babëzie është shumë herë më i nevojshëm se lufta gangrenë për zgjedhjen e Presidentit; është më e domosdoshme edhe se beteja me plotësimin e kritereve për BE-në. S`besoj të mos e ndjejë edhe Europa, po si ne se çfarë është kjo lloj babëzie që kur nis e mendon të përfshirët në të, të duket si “sëmundje kolektive”.
Zoti Kryeministër, kjo babëzi në emër të turizmit do na vrasë sërish. Duhet parandaluar. Dhe unë si qytetare e këtij vendi, si gazetare në “miniaturë” pikërisht për hir të kësaj babëzie monstruoze, të drejtohem Ty pikërisht duke patur besimin e ndërhyrjes. Po të ishte pararendësi yt, as që do më shkonte mendja ti drejtohesha, pasi as lotët s`do të ia besoja; as unë as shumë shqiptarë, e aq më pak Ti. Është e domosdoshme ndërhyrja për të parandaluar vdekje që janë lehtësisht të ndalueshme zoti Kryeministër. Babëzia ka vrarë te ne e ndër ne, e do vrasë prapë nëse lejohet të jetojë në emër të ligjit, turizmit, vlerave dhe kombit..!

Nikoleta Kovaçi:Apel mbi lotët e Kryeministrit..!-Opinion Aksident-2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi