Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tia Vushi: Lotet!

Shko poshtë

Tia Vushi: Lotet! Empty Tia Vushi: Lotet!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 28, 2009 1:45 am

Tia Vushi: Lotet! N1579542812_1113
Tia Vushi: Lotet!

Me nje arsye ,nje vuajtje te gjate ,
pa pike ndryshimi, ca pika vese
linden nga syte e mi,
ne madheshtine e superhumanitetit
ishin lotet, ujevarat e fushes shpirt.
Lotet s'jane pika uji
qe zbresin lehtesisht
nga syte e mi.
Lotet jane pika gjaku
te plagosjes ne shpirtin tim.
Lotet si dallget e detit
lagin fytyren me imtesi
perplasin me force
drejt teje injorojne gjendjen
e te qenit vecanti.
Kjo jete qe me premton por cfare ?
Ndoshta dua shume .
Kjo histori qe me lendon por cilen ?
Mua apo ate qe s' kam jetuar kurre.
Kjo fantazi qe me ndjek dhe ne deshperim ?
Ndoshta eshte levizja jote
dora e dikujt qe me habit.

Je si rera ne syte e mi
me qorron , me inat e ironi
je era qe shkul me force
s'pranon mbijetesen e se vogles qelize.
Je bere melodia e cjerret
ne veshet e trishtuar
duam te mbysim
sfondin , sulmimet , heshtjen
e asaj kafshe te eger
qe na godet dhe te sugjeron.

Lotet s'jane shenja freskie
jane ematomat e shperberjes tende
ne kete mendjen time.
Fjalet ato qe shprehe
te forta , te thella , direkte, te egersuara
ato qe thelle me lendove
dhe shume me godite.
Jane ato fjale
qe reflektuan nje imazh, nje karakter
nje dobesi por nje detaj per te kuptuar
sa formim ne ate menyren tende
te qenit njeri.

Lotet e mi
jane diafragma e zemerimit
jane verbimet e meparshme
jane pasqyra e zhgenjimit
jane humbjet ne zemren time.
Mundohem te varros
nje aventure fjalesh ,nje pjesez njeriu
akti i deshtimit,terheqja dhe arsyetimi.
Dua te dridhesh me zemerim
s'dua te me shikosh me antipati
ti me pjekurine e viteve te tua
me deshiren te mposhtesh
te kancelosh, te fshish
por s'mundesh .
Mekati te ka veshur fustanelle
te ka bere artist , te ka bere aktor
genjeshtar dhe shume doktor.
Lotet e mi cilesi , se di
jane akti sakrifikues
shoqeri ne kete udhetim
clirojne peshen ,kthellojne driten
finalja e aventures
arrita te zbuloj ,arrita te te njoh
arrita te mbizoteroj, te kundershtoj
dhe te shfaq me embelsi , me delikatese
s'mund te paguaj per ate qe ti s'je
per ate qe s'mund te kesh .
Lotet e mi eh,
Lot, lot, lot pa fund.
i kerkova zemres te mos thuhet
i kerkova shpirtit te mos perulet
i kerkova buzeshjes te mos harroj
i kerkova syrit te mos lotoj.

.i
Tia Vushi: Lotet! 12864_1208063653286_1579542812_30517998_1048305_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi