Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e dorëzoi deklaratën në GJND

Shko poshtë

Kosova e dorëzoi deklaratën në GJND Empty Kosova e dorëzoi deklaratën në GJND

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 10:23 pm

Kosova e dorëzoi deklaratën në GJND




Kosova e dorëzoi deklaratën në GJND Jetmir_idrizi_skender_hyseni06-490x320

Nga Express më 17.04.2009 në ora 14:50

Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë dorëzuar të premten paradite, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) një deklaratë prej 200 faqesh, në të cilat argumentojnë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, deklaroi të premten, ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, mbajtur menjëherë pasi që institucionet e Kosovës dorëzuan deklaratën në GJND. Hyseni tha se kjo deklaratë është e mbushur me detaje dhe argumente, dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, mbron të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur.

“Republika e Kosovë saktësisht në ora 11:00 e ka arkivuar deklaratën e saj prej rreth 200 faqesh, në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë është shumë dinamike, koncize, një deklaratë e cila nuk e lë indiferentë edhe vëzhguesin dhe lexuesin edhe më indiferentë”, tha ministri Hyseni. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi