Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Shko poshtë

Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës Empty Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 7:37 pm



Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës Jahjaga%20fgervalla1

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot përfaqësueset e familjes Gërvalla. Ajo me këtë rast ua dorëzoi bashkëshortes së Jusuf Gërvallës, Suzana Gërvalla, dhe vajzës së Bardhosh Gërvallës, Mirjeta Gërvalla, Urdhrat “Hero i Kosovës”, me të cilët ata i ka dekoruar Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi, në nëntor 2010.

Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës Jahjaga%20fgervalla

Presidentja Jahjaga tha se është e nderuar që takon familjarët e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, të cilët kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të popullit të saj.

“Puna intelektuale dhe puna patriotike e Jusufit dhe Bardhoshit e ka siguruar emrin e tyre në analet e historisë sonë. Vepra e tyre, prej atdhetarësh, sakrifica dhe vdekja, në emigracion, e kompletuan nocionin e rezistencës dhe luftës për çlirim”, tha presidentja Jahjaga.

Ajo tha se trajtimi ndaj dëshmorëve, pavarësisht nga koha, duhet të jetë i njëjtë dhe vlera e kontributi i tyre duhet të vlerësohet nga të gjithë.

Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës, Suzana, e falënderoi Presidenten Jahjaga për dekoratat dhe i uroi sukses asaj në kryerjen e detyrës së Presidentes, duke u shprehur e bindur se ajo do t’ia dalë mbanë kësaj detyrë në mënyrën më të mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi