Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer

Shko poshtë

Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer Empty Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 28, 2012 11:18 am

Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer


Në Kosovë janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer Qkuk
Nga viti 2008 deri me tani janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer. Doktoresha Flora Selimi, tha për Radio Blue Sky, se statistikat tregojnë se moshat e fëmijëve me sëmundje malinje janë prej 6 muajsh deri në 17 vjet.

Njëri nga 156 rastet e fëmijëve te prekur nga kanceri është edhe Leonard Ajvazi, 5 vjeçar. Ai është diagnostikuar më kancer në prostate dhe ka disa muaj që i është nënshtruar kemio-terapisë, në repartin hemato-onkologjik në QKUK. Nëna e Leonardit, Shejnazi, e ka një hall.

“Po unë si nënë s’di çka me t’thanë. Veç kisha pas dëshirë me e heqë merakun se Dr Bardhyli, më ka leshu letrat para dy muajve që këtu s’ka shërim. Po unë nëse se dërgoi jashtë çka pritet prej tij, e po e di çka pritet. I vetmi djali jem në Kosovë është që ka kancer në prostatë se këtë e kishin vetëm pleqtë“, tha ajo.

E vetmja shpresë që Leonardi, të shërohet dhe ta gëzoj jetën si moshatarët e tij është mjekimi jashtë vendit, këtë e pohon edhe doktoresha Flora Selimi.

“Kështu që, në çoftë se, ka mundësi dikush ta ndihmon me transferua mundet me u bë jashtë vendit për shkak të mungesave që i kemi këtu në Kosovë”, tha Selimi.

Dr Selimi tregon për statistikat e fëmijëve që janë diagnostikuar më sëmundje malinje. “Prej vitit 2008 e deri më tani i kemi dikund rreth 165 raste me sëmundje malinje”, bëri të ditur ajo.

Por kush mund të jetë shkaktar që një fëmijë apo një foshnjë të përballet me këtë s’mundje?

“ Arsyeja e ardhjes në coftë se është fjala vetëm për leukemi janë të ndryshme, mundet me ndikua faktori gjenetik mundet më qenë ndoshta edhe mundësia e ushqimit jo aq të sigurt tani ose për shkak të rrezatimeve të mundshme që mund të kenë ndodhur në Kosovë”, theksoi doktoresha Flora Selimi.

Ndërsa fëmijët të cilët vuajnë nga leukemia, po trajtohen me kemioterapi në repartin hemato-onlologjik në kuadër të Klinikës se Pediatrisë në QKUK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi