Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA

Shko poshtë

Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA Empty Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 01, 2012 2:53 pm

Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA 161458_1083963050_1800370129_n

Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA

Mikut tim A. K. që e çmon jetën…

Ngjitësh në majën e Alpeve shqiptare
Dhe të mbushën mushkëritë ajër të pastër

Zeusi nëse aty bënë pallën e sefasë
Kur të sheh në maje mund të shpërthej në zemërim
Se madhështia do t´i mbetet vetëm atij
Po me frymën e shenjtë
Me mushkëritë e kafshuara nga dhembja e pikëllimi i shekullit do të gjunjëzohet

Miku im
Merr frymë thellë
Dhe nxirr katranin e zi
e bota e ndjen dhembjen e mushkërive tua që frymë shenjtërie derdhin
nga maja
vjen puhiza e pranverës e jo zemërimi i Zeusit

Ajo shtrihet të mëkoj nëntë plagët e Gjergjit
e ballin e luftëtarit
në Fushën e Kosovës
e në Albulenë
mbijnë lulëkuqet e jetës
të rilindet Arbëria

Dhe ti merr udhë me Qerren e Diellit përgjatë Ilirisë
Ta kumtosh lajmin e mirë të përtëritjes

Merrni frymë më mushkëritë mia se unë ua nxjerr katranin e zi nga zemra
Që ta doni më mirë atdheun
Ta doni tjetrin si vetveten dhe Zeusit t ´ia zbutesh zemërimin
se vetëm atij nuk i takojnë majat e Ilirisë
Qerrja e Diellit udhës së qumështit jep kumtin e poezisë - eliksir për përjetësi

Përshkojeni frymën time ringjallëse trupit tuaj
Se unë me Pegazin kam flatruar
nga të gjithë helmet vdekjeprurës të kësaj bote i kam filtruar
Është frymëmarrje dashuri
që shëron nga të gjitha ligësitë
Është dashuri për përjetësi

E mund të dalim ballëhapur përpara pasqyrës së Hyut…
Si përpara vetvetes
Edhe Zeusi i mërrolur në kokëfortësi le të krekoset deri në gjunjëzim

Miku im
Zhytu në peizazhet e mia me ajër të pastër
Uji jetëdhënës u jep bukuri ngjyrave
Në stinët e jetës tonë
kopshtar i bukurisë se poezisë jetëdhënëse
12 03 . 2012


Arsim Kajtazi:FRYMONI ME MUSHKËRITË E MIA 429997_3119367898179_1183292778_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi