Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajkovic: S’do ketë kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Shko poshtë

Trajkovic: S’do ketë kthim të ushtrisë serbe në Kosovë Empty Trajkovic: S’do ketë kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 02, 2012 7:44 pm

Trajkovic: S’do ketë kthim të ushtrisë serbe në Kosovë


Trajkovic: S’do ketë kthim të ushtrisë serbe në Kosovë Rada-trajkovic-02
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, beson se të gjithë në Serbi janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Kosovë dhe nuk pret mesazhe konfuze nga Beogradi, por konsensus të kryetarit dhe kryeministrit të Serbisë. Ajo ka thënë, se tashmë të gjithë në Serbi e dinë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, është i pamundur.
“Pres që të gjithë bashkërisht të shfrytëzojmë momentin, i cili nënkupton hartim të strategjisë për mbetje të serbëve në Kosovë. Mirë do të ishte sikur ne të gjithë bashkërisht do ta hartonimstrategjinë, e cila do të mundësonte stabilizim të veriut të Kosovës dhe zvogëlim të forcave të NATO-s”, citohet të ketë thënë Trajkovic për mediet serbe.


Ajo ka thënë se ka informacione se këto ditë në Prishtinë ka qëndruar “kreu i NATO-s” dhe se ky ka qenë rasti për marrëveshje dhe strategji të rregullimit të veriut të Kosovës.

“Ata do të kërkojnë zgjidhjen e tyre, e nëse ne nuk kemi kundërpërgjigje, kjo do të na godas në kokë. Llogaris që kryetari dhe kryeministri do të kenë konsensus për të gjithë çështjet pasi e dinë që kthimi i ushtrisë serbë në Kosovë është i pamundur, përveç nëse ajo bëhet pjesë e NATO-s”, ka thënë Trajkovic.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi