Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dyshohet për vjedhje ari në Policinë e Pejës

Shko poshtë

Dyshohet për vjedhje ari në Policinë e Pejës Empty Dyshohet për vjedhje ari në Policinë e Pejës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 02, 2012 8:03 pm

Dyshohet për vjedhje ari në Policinë e Pejës

Dyshohet për vjedhje ari në Policinë e Pejës F.0601131644598_m
Njësia elite e Policisë që mbështeste një komision të Ministrisë së Drejtësisë ka shkuar nga Prishtina në Pejë të enjten dhe është kthyer mbrapsht pa e kryer misionin për pranimin e 55 kilogramëve të arit, të konfiskuar kohë më parë. Policia pejane ka refuzuar t’ua japë.

Një burim i “Kohës Ditore” ka thënë të ekzistojë dyshimi se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e pranimit.

“Ende nuk ka një raport, por diskrepanca në mes sasisë së regjistruar dhe asaj që do të dorëzohet dyshohet se është e madhe”, i ka thënë gazetës ky burim.

“Mund të jenë në pyetje disa kilogramë”, ka thënë ky burim, megjithëse kjo e dhënë nuk është konfirmuar nga autoritetet përgjegjëse. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi