Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtinë, për 9 muaj – 1 300 vjedhje të rënda

Shko poshtë

Prishtinë, për 9 muaj – 1 300 vjedhje të rënda Empty Prishtinë, për 9 muaj – 1 300 vjedhje të rënda

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 12:21 pm

Prishtinë, për 9 muaj – 1 300 vjedhje të rënda


Prishtinë, për 9 muaj – 1 300 vjedhje të rënda Largea_policia-e-kosoves211348256497
Plotë 1 300 vjedhje të rënda janë kryer në Prishtinë vetëm në periudhën janar-shtator të këtij viti. Në mesin e tyre janë 75 vetura të vjedhura. Rastet më të shumta janë vjedhjet e banesave, shtëpive dhe veturave në kryeqytet, veçmas në pjesët ku ka më pak ndriçim. Mbi 60 policë të trajnuar do të japin kontributin e tyre në sigurinë e lagjeve të kryeqytetit. Për t’i evituar këto raste, Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë dhe ICITAP-in, tashmë kanë trajnuar ekipet vepruese të sigurisë. Koordinatori i projektit, Ibush Kelmendi ka thënë se kjo do të bëhet për shkak se qytetarëve duhet t’iu ofrohet më shumë siguri në lagjet e tyre. Policia e Kosovës ka thënë se kjo praktikë do t’u ndihmojë shumë në kapjen e hajdutëve.
Shefqet Hoxha, i cili njëherësh është certifikuar si pjesë e ekipit veprues për siguri, premton se do të mundohet që në secilën formë të luftojë dukuritë negative, të cilat ndodhin në Prishtinë, veçanërisht në lagjen e tij. Ai beson se komunikimi qytetar-polici do të sjellë rezultate pozitive.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi