Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon edhe raundi i dytë për presidentin

Shko poshtë

Dështon edhe raundi i dytë për presidentin Empty Dështon edhe raundi i dytë për presidentin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 04, 2012 5:25 pm

Dështon edhe raundi i dytë për presidentin


Dështon edhe raundi i dytë për presidentin Kuvendi
Dështon dhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Palët politike nuk kanë depozituar asnjë emër kandidatit për garën për president e për pasojë sot nuk u votua.

Sipas parashikimit kushtetues raundi quhet i ezauruar dhe kalohet në raundin e tretë të votimit, i cili duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë prej zhvillimit të raundit pararendës.

Dështimin e raundit të dytë nuk e parandaloi dot as takimi i nivelit të lartë mes dy liderëve kryesorë politike kryeministrit Sali Berisha dhe kryetari i partisë socialiste Edi Rama.

Pas takimit të dielën në mbrëmje Rama tha se Partia Socialiste nuk ka ofruar asnjë kandidaturë pasi ende duhet të negociojë me mazhorancën modalitetet që do t’i japin vendit një kandidat të votuar nga të gjitha palët.

Kryeministri Sali Berisha tha se mazhoranca është në pritje të opozitës të bëjë hapat e duhur ne funksion të zgjidhjes.

Ai tha se pozita në këtë proces ka bërë lëshimet e duhura duke ofruar një kandidaturë aspak politike, që vjen nga fusha e drejtësisë e diplomacisë me shanse të mira për të qenë një kandidaturë konsensuale.

Ndërkohë sot lidhur me çështjen e presidentit është zhvilluar një takim mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramës dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi