Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek

Shko poshtë

PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek Empty PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 08, 2012 10:19 am

PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek


PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek Largea_presidenti-grek071354905844
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbështet dhënien e shtetësisë shqiptare pa kushte për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Në një leksion të hapur të zhvilluar me studentët e Universitetit Luarasi, Idrizi propozoi që në hartën e shqiptarëve që do të mund të marrin shtetësinë të përfshihen edhe çamët ortodoksë, të cilët jetojnë në Greqi, si edhe arvanitasit.

“Tu japim pasaportën të gjithë shqiptarëve në Greqi, të cilët deri sot kanë qenë të shtypur e të pamundur të deklarohen si shqiptarë. Tu japim kurajo çamëve ortodoksë dhe arvanitasve që ta deklarojnë veten si shqiptarë”, tha Idrizi. Ai tha se pasaporta shqiptare duhet t’i jepet edhe presidentit të Greqisë, Karolos Papulias (në foto), i cili është çam ortodoks, raporton BW.

“Ka ardhur koha për reciprocitet me Greqinë. Ka ardhur koha që Greqia t’i njohë realitetet etnike dhe minoritetet që jetojnë në Greqi”, deklaroi Idrizi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi