Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nano thirrje Berishës, Ramës, Metës: Me mua merr fund kriza dhe ngërçi

Shko poshtë

Nano thirrje Berishës, Ramës, Metës: Me mua merr fund kriza dhe ngërçi Empty Nano thirrje Berishës, Ramës, Metës: Me mua merr fund kriza dhe ngërçi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 08, 2012 8:32 pm

Nano thirrje Berishës, Ramës, Metës: Me mua merr fund kriza dhe ngërçi


Nano thirrje Berishës, Ramës, Metës: Me mua merr fund kriza dhe ngërçi Fatos-nano_08


Ish-lideri i së majtës u bën sërish thirrje kryetarëve të partive parlamentare
Pas ezaurimit të raundit të tretë të votimit në Kuvendin e Shqipërisë Fatos Nano i ka bërë thirrje sërish kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Parlament dhe në mënyrë të veçantë kreut të opozitës që të gjejnë konensusin tek Fatos Nano. Në një letër të bërë publike nga “Lëvizja Nano për president” i bën thirrje Edi Ramës duke u shprehur se Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit.
Po kështu Fatos Nano i bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri.


Ndërsa nga Kreu i LSI-së Ilir Meta ëkkron që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin.
Gjithashtu ish- lideri i të majtës ka përshëndetur tërheqejn nga gara të kandidati të mazhorancës Xhezair Zaganjori, të cilin e ka cilësuar si një akt të përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror.


Në vijim letra e plotë e Fatos Nanos drejtuar kryetarëve të partive parlamentare:
Fatos Nano shpreh trishtimin e tij se edhe raundi i tretë e humbi shansin për ti dhënë Shqipërisë nje President Republike me bashkëvendosjen dhe bashkëvotimin e të gjitha palëve politike të përfaqësuara në Kuvend. Kemi hyrë në zonën e rrezikimit serioz të Statusit të vendit kandidat për në BE. Por mbeten ende mundësi të pashfrytëzuara me atdhedashuri. Pater Anton Harapi ka shkruar dikur: "Atdhetarizëm don me thanë dashuri për njerëz, dashuri të sinqertë, dashuri vepronjëse, dashuri ideale..."
Fatos Nano iu bën thirrje Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, por edhe të gjithë deputetëve shqiptarë që ta dëshmojnë atdhedashurinë e tyre me dashuri vepronjëse, duke gjetur kurajon, duke gjetur vullnetin, duke gjetur maturinë për t’u dhënë shqiptarëve Presidentin më të mire e më të denjë që ata.
Fatos Nano përshëndet aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës.
I bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin Kuvendor të PS, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera Kuvendore, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon.
Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit tek vullneti dhe mundësitë e Edi Ramës dhe i Deputetëve të Partisë Socialiste, se së bashku do ti japim zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri duke mbështetur Fatos Nanon në kandidimin për President.
Fatos Nano do të tërhiqet nga gara vetëm në momentin kur rebusi dhe ngërçi i zgjedhjes së Presidentit do të marrë fund. Fatos Nano është zgjidhësi i krizës dhe i ngërçit, e si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë i vetëofruar para Partisë Socialiste, Deputetëve Socialiste, Kryetarëve të Partive Parlamentare, Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, publikut shqiptar, sepse vetëofrimi i tij është për të shërbyer e kontribuar me përkushtim e mirëbesim për zgjidhje konfliktesh, e jo shtim konfliktesh të cilat po vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve.


I bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cënuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrësesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë.

I bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitivizues në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Shanset janë të mëdha për zgjidhje, e së bashku mund të vazhdojmë ti japim vendit zgjjidhjet më të mira.

I bën thirrje Edi Ramës që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi