Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha nga Berati thirrje Ramës: Të votojë 3 ligjet për ëndrrën e fëmijëve

Shko poshtë

Berisha nga Berati thirrje Ramës: Të votojë 3 ligjet për ëndrrën e fëmijëve Empty Berisha nga Berati thirrje Ramës: Të votojë 3 ligjet për ëndrrën e fëmijëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 10, 2012 10:59 pm

Berisha nga Berati thirrje Ramës: Të votojë 3 ligjet për ëndrrën e fëmijëve


Berisha nga Berati thirrje Ramës: Të votojë 3 ligjet për ëndrrën e fëmijëve Largea_november-10-15-40-1foto31352557584
Kryeministri Berisha gjatë fjalës në inaugurimin e përfundimit të punimeve në Qarkun e Beratit
Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë nga qarku i Beratit thirrjen drejtuar kryesocialisti Edi Rama për të votuar 3 ligjet e integrimit për hir të ëndrrës së fëmijëve dhe punës së burrave e grave shqiptarë.

“Në emër tuaj do t’i drejtoj një thirrje kreut të PS-së ky 100 vjetor në të cilin Shqipëria vjen e lirë, kombi vjen i lirë, të votojmë ligjet në parlament, të votojmë për hir të këtyre fëmijëve për ëndrrën e tyre, për punën e këtyre burrave e grave. Mos mendo se duke përdorur forcën e të shkuarës do të shpërblehesh në qershor. Mos mendo se do të mund t’i gënjesh për hir të Gramoz Ruçit e Vangjel Ndrekos. Hajde t’i votojmë ato 3 ligje”- apeloi sërish kreu i qeverisë.

Ai u shpreh i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 2013 dhe tha se ajo lexohet në sytë e çdo shqiptari.
“Ne po ecim drejt zgjedhjeve, drejt fitores së thellë. Fitore të cilën e lexon në sytë e çdo qytetari shqiptar”- vijoi më tej kryeministri.
Berisha ka sulmuar kreun e opozitës edhe për deklaratat e tij për ekonominë, për të cilën Berisha tha se rritja ekonomike do të vijojë falë reformave ekonomike të qeverisë që ai drejton. Ndërkaq ai iu përgjgj edhe akuzave të opozitës për sistemin arsimor shqiptar.
“Atyre që derdhin lotë krokodili për ekonominë u them se bëheni naiv dhe nihilist. Rritja ekonomike nuk është e qeverisë por është vepër e juaja të dashur banorë. Ajo qëndron në lumenjtë e djersës me të cilën ju punoni. Kjo rritje ndodh dhe do të ndodhë, sepse reformat ekonomike të kësaj qeverise e mbrojtën shqipërinë nga kriza. Ishin këto reforma që bënë të mundur që bizneset në qarkun e Beratit të mbi dyfishohen. Kreu i PS-së deklaronte se arsimi shqiptar është antikombëtar. Ne i deklarojmë se arsimi është kryekëput kombëtar, por mentaliteti yt është ai i Kolekëve”- vijoi ai.


Kryeministri Sali Berisha ka përuruar mëngjesin e sotën rrugën Vrijon Qereshenik në qarkun e Beratit. Në fjalën e tij kryeministri u premtoi banorëve se në të katër anët e këtij qarku do asfaltojmë çdo metër rrugë.
“Ju jap fjalën se nëse gjatë këtyre viteve kemi asfaltuar mbi 400 metër rrugë gjatë viteve q ëdo të vijnë do të asfaltojmë çdo km rrugë aty ku banojnë qytetarët e këtij qarku”-premtoi shefi i qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi