Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova

Shko poshtë

Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova Empty Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 12, 2012 12:21 am

Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova


Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova Topi-11
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka dekoruar të hënën personalitete tëshquara nga Kosova për kontributin e dhënë. Dekorimi përkon edhe më përvjetorin e 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në përvjetorin e 13-të të çlirimit të Kosovës, dhe në 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Në ceremoninë e dekorimit kanë marrë pjesë personalitete të Kosovës që janë dekoruar nga presidenti i Shqipërisë si dhe familjarë të peronave të dekoruar që nuk jetojnë. Presidenti Bamir Topi ka dekoruar Adem Jasharin (pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar për heroizmin për mbrotjen e çështjes kombëtare. Adem Demaçi u dekorua me Urdhrin "Nderi i Kombit". Gjithashtu Topi dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës Ramiz Cernicën (pas vdekjes) për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës.“Gjatë viteve të mia në funksionin e nderuar të Kryetarit të Shtetit shqiptar kam pasur fatin dhe rastin të nderoj shumë personalitete të shquara shqiptare për kontributet e tyre jetësore, aktet e kurajës së jashtëzakonshme dhe veprat e mëdha që kanë bërë për vendin. Unë sot ndihem krenar që në emër të Shtetit shqiptar nderoj me dekoratën më të lartë Adem Jasharin, heroin legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës, prijësin fjalëpakë dhe simbolin frymëzues për miliona të rinj shqiptarë, njeriun që tashmë e nderon përjetë çdo familje, çdo qytet e çdo komunitet shqiptar në botë. Unë gjithashtu ndihem krenar që kam rastin të nderoj heronjtë e tjerë të Kosovës së re: Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevën; Ukshin Hotin dhe Afrim Zhitinë, si dhe emra të tjerë të shquar deri tek mjeshtrit e pavdekshëm të fjalës dhe zërit, Sulejman Krasniqi dhe Dervish Shaqa, por më lejoni të veçoj në nderimin e sotëm një emër simbol qëndrese dhe disidence, një intelektual atdhetar dhe qytetar, shkrimtarin dhe veprimtarin e të drejtave të njeriut, “Mandelën e Lirisë” dhe heroin e gjallë të Kosovës, Adem Demaçin. Miku im Adem, jemi me fat që ju kemi sot midis nesh. Ju keni qenë dhe jeni nderi i kombit shqiptar, por nga sot edhe zyrtarisht e meritoni këtë titull të lartë nderimi”- u shpreh Topi.Presidenti Topi ka dekoruar edhe Omer Çerkezin (pas vdekjes) me motivacionin: “Luftëtarit të Luftës Antifashiste, veprimtarit trim dhe të palëkundur për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, i cili u përball deri në vdekje me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish Jugosllavi”; Gjon Serreçin (pas vdekjes) me motivacionin: “Luftëtarit antifashist, veprimtarit trim dhe kurajoz për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, i cili u përball deri sa dha jetën me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish Jugosllavi”; Kadri Halimin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për trimërinë, guximin në qëndresën dhe rezistencën ndaj politikave antishqiptare të shtetit në ish-Jugosllavi, për veprimtarinë atdhetare në mbrojtje të të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi”; Ali Aliun (pas vdekjes) me motivacionin: “Për veprimtari të pareshtur atdhetare, në mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, nën represionin e egër shtetëror shovinist, duke u bërë shëmbull frymëzimi për brezat e rinj të Kosovës.”; Sami Pejën (pas vdekjes) me motivacionin: “Për veprimtari të pareshtur atdhetare për çështjen kombëtare të fitores së pavarësisë së Kosovës, duke u përballur me represionin e egër të shtetit shovinist e që mbeti deri në vdekje shembull i patriotit të papërkulur.”;Metush Krasniqin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për qëndresë të papajtueshme me politikën shoviniste antishqiptare, për veprimtari të pareshtur atdhetare për zgjidhjen e çështjes kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës duke u përballur me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist.”; Hyrije Hanës (pas vdekjes) me motivacionin: “Veprimtares atdhetare që ia kushtoi jetën e saj luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjes së të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare.”; Fazli Graiçevcin (pas vdekjes) me motivacionin: “Intelektualit të angazhuar që gjithë jetën ia kushtoi çështjes së të drejtave kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës duke u përballur deri në vdekje me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish-Jugosllavi.”; Zija Shemsiun (pas vdekjes) me motivacionin: “Një nga organizatorët heroik të rezistencës së studentëve dhe të gjithë popullit shqiptar të Kosovës ndaj shtypjes së të drejtave kombëtare e njerëzore nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, i cili u përball me represionin e egër dhe çnjerëzor të diktaturës komuniste, deri sa dha jetën për kauzën e tij atdhetare.”; Rexhep Malën (pas vdekjes) me motivacionin: “Për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj shtypjes së të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi duke dhënë jetën e tij të re në fushën e betejës.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi