Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke

Shko poshtë

Mustafa: Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke Empty Mustafa: Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 02, 2014 4:06 pm

Mustafa: Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke
Mustafa: Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke Largea_ldkja1417511634
Kryesia e LDK-së bën homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova/ FOTO: Bota sot

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë homazhe te varri i tij. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.
“Sot po ja bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira . Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e Evropës , dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë qëtë ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave” , tha Mustafa.
Mustafa tha se Dr Ibrahim Rugova ishte personaliteti që i hapi Kosovës rrugën e integrimeve në struktura Euroatlantike. Valbona Mazreku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi