Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjovalin Lumaj:NJOHA NJE MIK.

Shko poshtë

Gjovalin Lumaj:NJOHA NJE MIK. Empty Gjovalin Lumaj:NJOHA NJE MIK.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 12:56 pm

Gjovalin Lumaj

Gjovalin Lumaj:NJOHA NJE MIK. 24214_100765493294180_1128521_n
NJOHA NJE MIK

Nepermjet rrjetit elektronik,
Njoha nje mik
Shqiptar qendrestar, fisnik, kreshnik.!

E njoha kete burre,
Me shpirtin e tije si furre,
U miqesuam, pa u takuar kurre.!

Mikut te nderuar,
Mesazhet e qarta ja kam admiruar,
Ne shpirtin e tije te paster, te shkruar.

Miku im
Ka nje mbiemer dhe nje emer plot kuptim:
- Mbiemri GASHI, emri- Agim..!

Gashi- emer historie, tradite,
I njohur ne shekuj, ne vite,
Agim: - nje emer- fillim drite..!

Miku im,
Perballet me nje semundje-kulçeder, me burreri e guxim,
Si mejdanxhinjte legjendar, si trim..!

Kosovar-qendrestari lengon.
Lengon e nuk ankon
Lufton, shpreson, qendron, mbijeton..!

Ne qendresen e tije shoh historine,
Vitalitetin, burrerine, paperkulshmerine,
Perballet me semundjen sikur me Serbine.!

Mik-kreshniku din te lengoje,
Vargjet e shpirtit bukur ti rrjeshtoje,
Nenen dhe Kosoven, nuk din ti harroje..!

Ne vendlindje ishte per vizite,
Zemra mori force, syte ju mbushen drite,
- Do vi prape Nene, do te vi Kosove, shpiri me eshte rrite.!

I harroj per nje çast dhimbjet, vuajtjet, motet,
Shkoj tek vatra qe e rriti, zemra nise e ngrohet
Me Nenen bashkon driten e syve, shpirtin, lotet..!

Kam shprese e besim
se miku im Agim,
Si trim s'do te kete zhgenjim
Do te kete Sherim,
Do te kete gezim
Trimi, kurre nuk njeh perkulje e deshperim..!

E mira gjithmone miresine ka merite,
Une uroj sherimin dhe gjithe miresite,
Dhe.. shpresoj.. te takohemi nje dite..!

Gj.Lumaj 19 Qershor 2012.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi