Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë

Shko poshtë

Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë Empty Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 1:21 pm

Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë


Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë Ina-rama-2

Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar sot se imuniteti ka qënë pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë për vitin 2011. Ndërsa ka raportuar në komisionin e ligjeve lidhur me gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2011, kryeprokurorja theksoi se imuniteti u mundëson zyrtarëve informacione për hetimet.


Ajo ka komentuar edhe raportin e Ministrisë së Drejtësisë për inspektimet në organin e akuzës, duke deklaruar se kontrollet shpesh janë kryer jashtë tagrit të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas saj qëndrimet janë shpesh hipotetike dhe imagjinare.


“Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë është jashtë kompetencave të saj ndërsa të dhënat e raportit të Ministrisë së Drejtësisë ishin të pasakta.Ministria e Drejtësisë në raport na ka veshur problematikën e të gjithë sistemit dhe ajo ka marrë përsipër të vlerësojë etikën profesionale të prokurorëve dhe kjo është jashtë tagrit të saj” ka shtuar Ina Rama.


Gjatë raportimit në komision, Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se koefiçenti i kriminalitetit është në rritje. Sipas saj është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim ndërsa është ulur numri i çështjeve të pushuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi