Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukoshin nuk e shpëton imuniteti

Shko poshtë

Bukoshin nuk e shpëton imuniteti Empty Bukoshin nuk e shpëton imuniteti

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 21, 2012 10:20 am

Bukoshin nuk e shpëton imuniteti


Bukoshin nuk e shpëton imuniteti Largea_bukoshi1348144955
Bujar Bukoshi nuk do të mund të mbrohet nga imuniteti pasi një kolegj gjykatësish ka vendosur se ai nuk njihet në rrethana kur ngriten pretendime se zyrtari ka shpërdorur pushtetin e tij.

Kolegji i gjyqtarëve Laura Liguori, Cezary Dziurkowski dhe Vahid Halili ka nxjerrë të martën aktvendim kundër ankesës së mbrojtjes ndaj aktvendimit të Gjykatës Qarkut në Prishtinë, të 11 shtatorit, duke e hedhur poshtë përfundimisht ankesën e mbrojtjes në lidhje me imunitetin e ish-Ministrit Bujar Bukoshi.

Ankesa është refuzuar si e pabazuar.

“Është mendimi i kolegjit se kur pretendimet ngritën, që një zyrtar i caktuar i shtetit duke ndërmarrë dhe / duke mos ndërmarrë një veprim ka shpërdorur pushtetin e tij/saj dhe/ose i ka tejkaluar autorizimet e tij/saj nuk mbrohet me imunitet”, thuhet në aktvendim.

“Imuniteti nuk njihet nën këto rrethana dhe askush nuk mund të kërkojë se ka vepruar në kuadër të fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj siç e parasheh neni 98 i Kushtetutës së Kosovës”, thuhet aty.

Mbrojtja arsyetohej se, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me imunitetet funksionale, ish-ministri i Shëndetësisë ka pasur imunitet në veprimet që i ka ndërmarrë brenda orarit të punës.

Aktakuza e prokurores Maria Bamieh e ngarkon ish-Ministrin e Shëndetësisë Bujar Bukoshi se kishte mbajtur takim me operatorë ekonomikë përpara vendimeve për dhënie kontratash, gjë që është praktikë e pazakonshme. Po ashtu, ai akuzohet se nuk kishte vazhduar kontratat me tri kompani kosovare. Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit.

Në vendimin të cilin e posedon Gazeta Jeta në Kosovë, Kolegji ndërkohë ka shpallur të papranueshme deklaratat e Haki Ejupit, ish-shefit të Inspektoratit Farmaceutik, të dhëna përpara prokurorit në datat 6 maj 2011 dhe 4 janar 2012. “Ato veçohen nga dosja e lëndës, mbyllen dhe do të mbahen të ndara nga shkresat tjera dhe provat”, thuhet në vendim.

Ejupi në intervistat e tij kishte treguar se si ish-Sekretari Ilir Tolaj kishte dërguar e-maila tek ai në kërkim të dënimit të kompanisë Jona Med, të cilës i ishin shkëputur e anuluar kontrata dhe e cila e kishte ngritur këtë rast në drejtësi. Ejupi po ashtu kishte treguar për kërkesa të pazakonshme nga Doagant e Kosovës që produktet e Jona Medit të kontrolloheshin ende pa hyrë në vend dhe se pas kontrollimit ato kishin dalë në rregull. Ministria e Shëndetësisë pretendonte se këto barna ishin dëmtuar pasi kishin qëndruar një kohë në depo, në dogana.

Kryeinspektori kishte thënë në prokurori edhe se Ilir Tolaj ndikonte në vendimin e kontratave të tenderëve.

Aktakuza, që pret të konfirmohet, ngarkon Ilir Tolajn, Arbenita Pajazitin, Nexhat Shabanin, Ismet Hysenin, Hajrullah Fejzën, Zenel Kuqin, Bekim Fushën, Alban Thaçin, Basri Asllanin, Imer Ajetin dhe Bujar Bukoshin për tentim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare e autorizimit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, lidhje të kontratës së dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, marrje ryshfeti dhe shmangie nga tatimi.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi