Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare!

Shko poshtë

Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare! Empty Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 10:56 am

Mbi 100 intelektualëkanë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep Qosjes


Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare!


Dhënia Qosjes e çmimit “Beqir Musli”, është një turp i madh sa s’ka se ku shkon më!


Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare! Kadri-mani
Nga Kadri Mani

Ky mbititull:” Mbi 100 intelektualëkanë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep Qosjes” ka defiluar mbi një dekadë te revista jonë “shqipëria etnike”, të clin horrat nuk e paskan pa!!

Të turpëruarit kësaj radhe janë: kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, Faik Shkodra, Nuhi Rexhepi, Rustem Rrustemi; të cilët, për turpin e tyre, kanë dalë kundër: Ali Podrimjes, Hysni Hoxhës, Fehmi Aganit, Hilimi Aganit, Rexhep Ismajlit, Ibrahim Rugovës, Fadil Bujarit, Kadri Manit:



Kadri Mani

VERBËRIA E TENDENCËS SË TURPIT

/Rexhep Qosja narcisoid i pamjekueshëm-por me mjeshtërinë e tredhësit të qenve, pati
aftësinë t’ua tredhte trurin lakejve të vet!/

Sylejmani Aliut:”Filozofia e krrokamës-Qosja para pasqyrës”,

Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare! SamiKrosi-RexhepQosja
Sami Krosi
f. 225
Ismail Kadaresë, akademikut Hivzi Islamit, Asllan Dibranit, Idriz Zeqiratj, xhafer Lecit, Enver Bytyçit, Engjëll Koliqit, Ali Kelmendi, Rexhep Kastrati: “Profesor, mos u komprpmeto! Mark Krasniqi: Mulla Qosja...Rexhep Bunjaku: “E pyes Qosjen dhe nënën e tij a janë shqiptarë? E pyes Qosjen dhe nënën e tij a janë të fermës së qenve e të kudrave?


Lexuesi i painformuar duhet ta dijë se veterani i ilegales dhe i burgjeve, zotni Rexhep Bunjaku, po i përgjigjej Rexhep Qosjes në broshurën e tij të turpit:”I ringjalluri i penduar”, kinse Skënderbeu (busti) me ardhen në Pristinë është ringjallur, por është penduar ngaqë kanë dalë dhe e kanë pritur kopeja e fermës qenve e të kudrave (lexo: pjesëtarë e LDK-së!!!

Kopeja që ia dha shpërblimin, i kanë pas apo nuk i kanë pas këto informata!?

Horrat, e dinë apo nuk e dinë, se armiku i popullit Rexhep Qosja, me Revolucionin e Vonuar Demokratik e ka përgjakur Shqipërinë dhe Kosovën!! Lëngatë kjo që po e vuajmë edhe sot!

Lakejtë kanë dalë apo nuk kanë dalë në mbrojtëje të pensionistëve? Lakejtë kanë dalë apo nuk kanë dalë në mbrojtje të invalidëve të UÇK-së, të cilët po bëjnë vetëvrasje!?! Lakeejtë kanë dalë apo nuk kanë dalë kundër privatizimit të Hotelit Union në Prishnë “nga një italian”- në fakt po rindërtohat kasaphania serbe dhe do të bëhet ambasadë serbe!?!
Turp e ndot sot e mot.

Lexoni e (mos) besoni!


Akademik Qosjes i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu”

Kadri Mani:Edhe një turp në kulturën tonë shqiptare! 3_G_kulture-Akademik_Qosjes_i_dorezohet_cmimi.




KOHA Ditore, Publikuar: 23. 06. 2012, f. 30
Akademik Qosjes i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu”

Gjilan, 23 qershor - Në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar “Beqir Musliu”, studiues dhe kritikë kanë çmuar veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili, sipas tyre, me virtytet më të larta të një krijuesi postmodern bëri që me meritë të shpallet laureat i këtij çmimi. Akademik Qosja ka thënë se është i nderuar që merr çmimin i cili mban emrin e një krijuesi të gjithanshëm me një dhunti të gjerë, siç ishte Beqir Musliu.
Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi është mbajtur të premten në një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
“Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, sepse vëreja që në shkrimet e tij kishte diçka interesante dhe të dobishme dhe dallonte nga të tjerët. Në mesin e shkrimeve të radhitura në ‘Antologjinë shqipe’ është edhe kritika për veprën e Beqir Musliut, i cili në kohën edhe kur e kam shkruar këtë vepër ka qenë rreth 30-vjeçar, një krijues i ri i radhitur në mesin e krijuesve më të vjetër, por me një mendim të veçante krahas të tjerëve”, ka thënë akademik Qosja. Çmimin “Beqir Musliu” ia ka dorëzuar kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa
. Emri i fituesit qe bërë publik para dhjetë ditësh. Pos Qosjes, ars club “Beqir Musliu” sivjet kishte futur në rrethin e ngushtë edhe Agim Vincën, Jusuf Buxhovin, Salih Bashotën, Nehat Sopajn, Anton Nik Berishën e të tjerë.
“Është nder i veçantë se çmimi ‘Beqir Musliu’ i jepet krijuesit të veçantë të hapësirës shqiptare në një konkurrencë të denjë. Sivjet ndihemi fare mirë që këtë çmim juria i ndau njërit nga njerëzit më meritorë të letrave shqipe dhe të mendimit tonë kritik, shoqëror e politik, mikut të madh të ngjarjeve kulturore e letrare në Gjilan, të nderuarit
akademik Rexhep Qosja”, ka thënë Mustafa.
Faik Shkodra- i cili bashkë Sabit Rrustemin e Nuhi Rexhepin përbëjnë jurinë - tek ka arsyetuar vendimin për çmimin, ka folur për rëndësinë e krijimeve të Qosjes, i cili, sipas tij, hyn në radhët e para të rilindësve të kohës së re. ”Vepra e Qosjes është një nga bazamentet e rilindjes sonë moderne, duke ia atribuuar vlerat krijimtarisë së kombit me një kulturë të mirëfilltë të shkrimeve”, ka thënë, ndër të tjera, Shkodra. Lëvdata të mëdha për veprën e krijuesit Rexhep Qosja ka thënë dhe poeti e kritiku Agim Vinca
. Sipas tij, krijimtaria e Qosjes radhitet bashkërisht me atë të shkrimtarëve postmodernë me një kulturë të veçantë të shkrimit, e cila e dallon atë prej bashkëkohësve të tij.
”Janë katër romanet e tij me të cilat pos kombit tonë u kanë shërbyer edhe kulturave të tjera botërore, siç është vlera e romanit ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, i cili është i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë Vinca
, shkruan sot “Koha Ditore”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi