Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani:Ali Lajçi i pati thyer do pjata, andaj edhe krisi demonstrata!

Shko poshtë

Kadri Mani:Ali Lajçi  i pati thyer do pjata, andaj edhe krisi demonstrata! Empty Kadri Mani:Ali Lajçi i pati thyer do pjata, andaj edhe krisi demonstrata!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 27, 2009 1:43 am

Kadri Mani:Ali Lajçi  i pati thyer do pjata, andaj edhe krisi demonstrata! U1_KadriMani



Në vend të urimit për Vitin e Ri 2010



Ali Lajçi i pati thyer do pjata,
andaj edhe krisi demonstrata!


Nga Kadri Mani



Sulejman Krasniqi është shkrimtar i mirë e politikan i keq! Por kjo nuk i prish punë, zotit Ali, përkndrazi, ai vetë e ka porositur apo mitosur, apo edhe vetëm ka heshtur duke guduluar xhanin me një gënjeshtër flagrante brenda nate!

Ishim paradodite në restorantin përpara Teatrit kombëtar dhe sërish u indinjova nga bisedat e ulta të Ali Lajçit, Naim Kelmendit... se si LPK-ja na i paskësh disa merita, se si Adem Salihaj në demonstrata e ka pas një hu në krah, dhe në bazë të atij huni është identifikuar dhe ka vuajtur burg të gjatë!!! Nuk u durova dhe reagova.

-Ore, çfarë flisni e çfarë prrallisni!? Adem Salihajn e kemi pas shok qelule dhe për shkak që ishte më aktivi, u nda nga: ju po mbani konfernca, unë dua punë konkrete...

Tjetri më pastaj tha:

-A e di se çfarë babe ka pas Adem Salihaj!?

-Nuk po më intereson babai i tij as yti!! e Vërteta për demostratat e ’81 është dokumentuar nga autori Mehmet Hajrizi: “HISTORI E NJË ORGANIZATE POLITIKE dhe DEMOSTRATAT E VITIT 1981”, Tiranë2008, f. 551; ku nuk përmenden ato pjatat historike, apo pjata fluturuese!

Ali Lajçi, Gani Kasniqi, Sherif Konjufca... kanë rënë në burg pa ndonjë veprimtari... Ganiu ka dalë demonstrativish nga salla kur është kërkuar një minutë heshtje për dëshmorin Xhemajl Mustafën! Pra, Ganiu e paska urejtur Xhemajl Mustafën, dhe duhet të dalë në gjyq e të shpjegojë se kush e ka vra Xhemën me atentat?

Poashtu demonstratat e ’68 nuk i kanë bërë: Osman Dumoshi, Afrim Loxha, Adil Pireva, Hasan Dërmaku, Ilaz Pireva, Irfan Shaqiri, Skënder Kastrati, Skënder Muçolli...Këta kanë qenë ekzekutorë, por tjetrkush ka qenë nismëtar dhe ideatorë: Ismail Dumoshi dhe Qendra Shkollore “Nikolla Teslla” në Obiliq.

Fort të nderuar falsifikatorë të historisë! Bëjini selam: Havës Alisë, të zotit e të zonjës së shtëpisë, dyerve të oborrit, viçit e mëzrit, derës e pragut, gurit të oxhakut, mëzatit n’kular e lopës kah ha bar! Se këto punë janë me zarar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi