Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë

Shko poshtë

Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë Empty Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 28, 2012 11:24 pm

Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë


Naim Miftari i kërkonte respekt Kryeministrit, si ish ZKZ dhe luftëtarë Naim_miftari

Naim Miftari me uniforme speciale, dhe po ashtu në sfond shihet nje koleg i tij, i veshur njësoj


Naim Miftari ish epror i Zbulimit dhe Kundërzbulimit (ZKZ) në Zonëne Shalës, dhe më pas kryshef i G-2- shit të UÇK-së, e TMK-së, më 4 shkurt viti 2009, vetëm pak ditë pa u mbushur një vit nga Shpallja e Pavarësisë i kishte shkruar një letër mjaft të gjatë Kryeministrit Hashim Thaçi, duke iu ankuar për shumë pengesa nga UNMIK-u, por edhe duke e paralajmëruar për njerëz afër tij përfshirë ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin.
Naim Miftari i tregon Kryeministri se ai ishte mbetur pa punë padrejtësisht, ndërkohë që një nismë me disa miq, për të filluar një biznes me naftë, i ishte bërë e pamundur, pasi kishin ndërhyrë njerëz të fuqishëm, si drejtues së Kosova petrofit, por edhe vetë ish drejtuesi i AKM-së nga shqiptarët dhe më vonë Ministër i Financave, prof.Ahmet Shala.
Ai mendon se po i nxihej jeta nga e kaluara e tij si njeri i devotshëm në luftë dhe më pas. “Nëse e ka penguar dikë që kam qenë Kryeshef i G 2shit te UCK-së, TMK-së, si dhe pjestarë i MRPse, në QPK-se, është mirë të rishikohet një herë kjo qeshtje. Tash jemi shtet dhe disa padrejtësi të shërbimeve sekrete të UNMIK-ut duhet të permirsohen”, thotë Miftari në letrën, të cilën ai ia ka dorëzuar gazetës “Bota sot”.
Ndërsa, e lut kryeministrin për drejtësi dhe jo për ndihmë, e paralajmëron se ai dhe miqtë e tij janë të gatshëm që çyshtjen ta dërgojnë në gjykata ndërkombëtare, në Gjykatën Europiane për të drejta të njeriut në Strasburg dhe në Gjykatën e Apelitnë Nju Jork në në SHBA.



Në vijom është letra e plotë e Miftarit.


“I nderuari z,Kryeministër i Republikës së Kosovë z.Hashim Thaçi. Quhem Naim Miftari, i lindur me 01.05.1967, kam dy çështje ti spjegojë. E para ka të bëjë me rastin tim i punësuar si polic i SHPK-së, por gjatë vitit 2000-2001, jam larguar në mënyrë të padrejtë juridike morale nga UNMIK-u, apo nga ndonjë shërbim sekret i një shteti që kanë tentuar të më blejnë siç i kanë blerë disa të tjerë.
Gjatë luftës kamë ardh si vullnetar nga Gjermania në muajin e katër të vitit 1998. Në fillim të Likofc pranë Shtabit të Përgjithshëm, pastaj në Zonën e Shalës si epror i kundërzbulimit të UÇK-së. Aty kam qëndruar deri në vitin 2000 kur kam kaluar të punoj në SHPK me nr.0745.
Për këtë rast ju dergoj iu dërgoi dokumente shtesë dhe do të ishte mirë si Kryeministër që jeni t’iu hidhni një shikim këtyre të dhënave edhe lehtë mund të vini deri te një konkludim pse jam përjashtuar nga SHPK-ja.
Si kryeministër që jeni dhe ish lider i UÇK-së, do të ishte mirë të ma bëni të mundshme të paraqitem para një komisioni hetues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse jam i vetmi polic i pushuar nga puna nga UNMIK-u, të cilit nuk i’u ka lejuar kurrë të paraqitet para komisionit hetues. Nëse e ka penguar dikë që kam qenë Kryeshef i G 2shit te UCK-së, TMK-së, si dhe pjestarë i MRPse, në QPK-se, është mirë të rishikohet një herë kjo qeshtje. Tash jemi shtet dhe disa padrejtësi të shërbimeve sekrete të UNMIK-ut duhet të permirsohen.
Problemi i dytë ka të bëjë me ju z.Kryeministër apo disa njerëz të afërm tuaj, që thirrën në emrin tuaj dhe të z.Kadri Veseli. Pasi u suspendova nga puna, fillova të mirrem me një biznes privat. Kisha lidhje me INA Zagreb në Kroaci pasi që isha pjestarë i njësive të posaqme Kroate gjatë luftës Kroate Serbe.
Disa nga ish pjestarët e Ushtrisë Kroate në atë kohë ishin duke ardhur në pushtet. INA më dha një ide si partnerë strategjik të Kosovës për derivate të naftës ta zgjedhin kroacinë pasi që nuk kishin interesa pushtuese apo ndonjë interes tjetër ndaj Kosovës. Para se ta nënshkruaj kontratën me INA-n, bisedova me partnerët e biznesit, z.Shyqeri Duraku, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe pronar i kompanisë më të madhe në Shqipëri, Eurodrini, si dhe me z.Zef Qupi bisnesmen nga Kukësi dhe formuan një firmë të përbashkët NTP “Marigona”, me nr.licence 80706331 ku me një kapitalë të përbashkët vendosëm ta realizojmë projektin me INA-n.
Para se ta ratifikojmë marrëveshjen për shkak se rreth Kosova petrol-it apo z.Bedri Selmani pranë të cilit silleshin dhe përfoleshin shumë emra, sidomos ata të Adem Grabovcit, Remi, Ahmet Shala dhe sipas fjalëve të Bedri Selmanit u përmend edhe emri i juaj dhe i shokut Kadri Veselit (LULI) gjë të cilën nuk e besoj të kemi pas kontaktuar me z.Ade, Grabovcin të cilit i kemi treguar për projektin dhe ai na ka thënë se këta persona nuk kanë lidhje me këtë punë dhe nëse kemi mundësi ta marrim këtë kontratë do ishte mirë që ky të jetë një mik i Kosovës dhe ushtari i UÇK-së siç ishim ne.
Pra kishim dritën e gjelbërt që të nënshkruajmë kontratën, p;or si duket dikush nga këta zotëritë na ka nënqmuar. Me datën 02.04.2003 pas bisedimve gati dy vjeqare pasi i gjithë dokumentacioni që posedonte INA ishte i verifikuar nga një panel i avokatëve dhe juristëve ndërkombëtarë në Zvicër pasi disa dhjetëra udhëtime në shtetet e ndryshme ku vetëm gjat kësaj kohe kemi shpenzuar afër 300 mijë euro, nënshkruam këtë kontratë, por menjëherë pas nëshkrimit filluan problemet. Së pari filluan etiketimet të cilat edhe nuk shiteshin aq pasi që ishim shumë më të pastërt se ata të cilët etiketonin.
Pastaj filluan kërcënimet dhe shantazhet edhe ndaj partnerëve nga Shqipëria dhe ndaj meje. Së pari kërcënuan se do të ma vrisnin djalin 10 vjeqarë, dhe filluan shantazhet nga AKM-ja. Kërcënimet vinin nga z. A. Grabovci, B. Selmani, kurse partnerët nga Kroacia shantazhoheshin nga Z.Ahmet Shala. Për të gjitha këto kemi dëshmi, dëshmitarë, deklarata. Inqizime etj, të cilat këto ditë do tia dorëzojmë Gjykatës Europiane në Strasburg dhe Gjykatës së Apelit në SHBA, Neë York.
Të dy këto gjyqe jemi të bindur se do ti fitojmë për shkak se kemi drejtësinë në anën tonë. Arsyeja pse këto raste sdo ti qesim në Gjykata vendore është se këta persona ushtrojnë pozita të larta në Republikën e Kosovës. Plani jonë ka qenë që ti punësojmë 700-800 punonjës me kontratë 4 vjeqare dhe të gjitha depozitat dhe pikat e karburantit do të ndërtoheshin të reja në përputhshmëri me standardet e Bashkësisë Evropiane si në punë ashtu edhe në cilësinë e derivateve. Një njeri që mbanë 700 familje dhe shpëton ambientin e 2 milion njerëzve nga dotja sot, është një patriot.
Unë kam besim te ju dhe në drejtësinë e Republikës së Kosovës por nuk kam besim në këta njerëz. Është në interes të Kosovës që të zgjidhen këto dy probleme, pasi që ju jeni Kryeministër dhe ish lider i UÇK-së, nuk kërkoi anim por drejtësi nga ju, andaj nuk kam dashur që të hapen këto qeshtje sa ka qenë UNMIK-u këtu sepse nuk kam dashur ti ushqej këta të fundit (UNMIK).”


Me nderime Naim Miftari. Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi