Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës

Shko poshtë

Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës Empty Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 8:50 pm

Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës F1_30-motoristet1341053881
Mbi 1 mijë motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës




Mbi 1 000 motoristë nga Serbia pritet të arrijnë të shtunën pas mesditës në veri të Mitrovicës, në kudër të kremtimit të Vidovdanit.

Strukturat ilegale serbe, në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe me Kishën Serbe, kanë organizuar edhe një koncert me rok-bende serbe nga Kosova e Serbia. Koncerti pritet të mbahet në oborrin e ish-Shkollës teknike, ku edhe është ndërtuar një platformë për këtë koncert.

Motoristët serbë pritet që nga ora 16:00 të defilojnë nëpër tërë veriun e Kosovës, por edhe nëpër lagjet e veriut të Mitrovicës, raporton KohaDitore.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në lagjet me popullatë të përzier. Shkak për këtë është bërë paralajmërimi se të shtunën në orët e pas ditës, sipas policisë, pritet të arrijnë mbi 1 500 motoristë. Në anën tjetër, media serbe njofton se në veri të Mitrovicës dhe Kosovës priten të arrijnë rreth 4 000 motoristë, të cilët do të marrin pjesë në koncertin e madh.

Burime të Kohës kanë njoftuar se në grupin e këtyre motoristëve do të jenë edhe 55 sish nga Rusia. Gjithashtu në këtë grup do të ketë edhe pjesëtarë të grupeve të radikale e ultraradikale serbe, si tifozët Delije, që e shkaktuan dhunë në Merdar para dy ditëve, pastaj Obraz, Pokret 1389 e të tjerë. Përveç shtimit të prezencës së policisë në këtë pjesë të Mitrovicës dhe Kosovës, vërehet një prezencë më e madhe edhe e forcave ndërkombëtare KFOR-it dh EULEX-it.

Banorët jo serbë të veriut të Mitrovicës janë të shqetësuar për paralajmërimin e prezencës aq të madhe të motoristëve, të cilët edhe vitin e kaluar kanë lëvizur nëpër qytet, duke provokuar banorë joserbë, e sidomos ata shqiptarë. Adem Mripa, nga Lagja e boshnjakëve, ka theksuar se shqiptarë e kësaj lagjeje janë të shqetësuar për shkak të provokimeve që këtë motoristë i kanë bërë edhe vitin e shkuar.

Mripa gjithashtu ka theksuar se vërehet një prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe e forcave ndërkombëtar në atë pjesë të qytetit. /Indeksonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi