Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI

Shko poshtë

Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI Empty Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 03, 2012 9:34 pm

Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI 273792_100000821892397_1618937287_n

Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI

Nje kal, dhe nje gomar
Bisedonin tek nji shesh;
-Si te ngarkonin mbi samar,
Dy thase krype, e dy thase lesh..!

Thote gomari; - Te dale ku te dale,
E pleqnova kete pune,
Ngarko krypen, vazhdo kale
Thaset e leshit i marr une..!

Thik perpjete i ngjiten malit,
Zbresin poshte, bien ne livalle
Ece gomari para kalit,
I shet mend, me barren e madhe..!

Tek nji lum hapin e ndalen,
Turfullon kali e luan me bisht,
S'ban hesap gomari valen,
Zhytet, mbytet gomarisht.

Kalit ne uje krypa i shkrihet,
Del ne breg, por..rrokopuje,
Gomar-shkreta kaperdihet,
Thaset e leshit thithin uje..!

Bashke me valet vazhdon vrapin,
Nuk i duket bisht as vesh,
Gomarisht bani hesapin,
Me thase te leshit.. shkoj per lesh..!

Flet nji plak e ja mshon "thumbit";
- Mos u ngut, zotni e shok,
Pa hesap, t'merr vala e lumit,
Si gomarin leshatok..!

Gjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI 48825_100001157157826_1309963_nGjovalin Lumaj:KALI DHE GOMARI Solbildco
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi