Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto

Shko poshtë

NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto Empty NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 3:15 pm

Jo “Lufta e lavdishme Nacional Çlirimtare”, po Lufta Civile në Shqipëri :

Historiani falsifikator Arben Puto

NEXHMEDIN SPAHIU:Historiani falsifikator Arben Puto Nexhmedin-spahiu1-150x150

http://www.panorama.com.al/opinion/historiani-falsifikator-arben-puto/

NEXHMEDIN SPAHIU

Se shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare nuk janë shkundur nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe se historianët falsifikatorë nuk po heqin dorë nga falsifikimi, e dëshmon edhe shkrimi i fundit i akademikut dhe historianit Arben Puto, “Ministri terrorist Xhafer Deva, ja masakra e 1944”, që është reagim ndaj shkrimit tim, “Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva”.

Ja falsifikimi i Arben Putos: E zezë në të bardhë


Arben Puto, duke u përpjekur të më paraqesë kontradiktor dhe së këndejmi jo të besueshëm, shkruan: “Autori i shkrimit shton se disa vjet më parë ka qenë në Tiranë dhe ka parë një libër në të cilin Xh. Deva quhej ‘armik, tradhtar e kriminel’. Është çuditur dhe ka pyetur se kush e ka shkruar. Qenka përgjigjur Liri Belishova, e cila paska thënë se ‘sigurisht e ka shkruar dikush nga shokët tanë që ka vuajtur tmerret e E. Hoxhës’. Ky është me siguri mashtrim. Liri Belishova nuk mund të ketë thënë asgjë për t’i dalë në mbrojtje vrasësit të 4 shkurtit, me gjithë vuajtjet që i janë shkaktuar në mënyrë absurde, amorale, nga një shoqëri për të cilën ajo ka dalë maleve vajzë fare e re”.
Lexuesi mund ta vërejë lehtë falsifikimin duke e krahasuar me tekstin tim, të cilit i referohet Arben Puto dhe që i qëndron në shumë ueb-sajtit (http://www.zeri.info/artikulli/3/21/21020/rexhep-mitrovica-dhe-xhafer-deva/rss.php?category=3&subcategory=21):
“Gjatë kohës sa jetoja në Tiranë, 15 vite më parë, bisedoja shpesh me ish-të burgosur politikë. Në fakt, gjithë Shqipëria e asaj kohe ishte përplot ish-të burgosur politikë. Të gjithë ata flisnin zi e më zi për Enver Hoxhën, por për ata ish-të burgosur, që dikur kishin qenë partizanë, e keqja e Enver Hoxhës fillonte më 1945. Para këtij viti për ta ishte shoku Enver që luftoi armiqtë e popullit. Kur përmendej emri i Xhafer Devës ata tërboheshin fare, duke thënë se ka qenë armik, tradhtar e kriminel.
Një ditë mora një libër dhe u lexova një faqe prej tij. I pyeta: a e dini kush e ka shkruar këtë? Zonja Liri Belishova, dikur anëtare e Byrosë Politike, e më vonë e burgosur dhe e internuar, u përgjigj: Këtë, sigurisht, e ka shkruar dikush nga shokët tanë që ka vuajtur tmerret e Enver Hoxhës. Atëherë tregova se pjesa që u lexova ishte pjesë nga artikulli i Xhafer Devës, i shkruar më 1942. Aq mirë e kishte përshkruar Xhafer Deva situatën në të cilën do të ndodhej Shqipëria në rast se do të vinin në pushtet komunistët, saqë asgjë nuk dallonte nga ajo që vërtetë ndodhi më pas”.
Shqipëria e Kosova duhet të lirohen nga enverizmi, si gjermanët nga nazizmi. Meqë, lexues të nderuar, e patë vetë shtrembërimin që Arben Puto i bën artikullit tim ditën për diell, mund ta kuptoni se çfarë masakre i ka bërë historiografisë sonë ky historian, shërbëtor i Enver Hoxhës. Dhe ky akademik është idhull i akademikut Rexhep Qosja dhe i shumicës së historianëve të Prishtinës. Dhe kur këtë falsifikim ma bën mua në kohën e internetit, imagjinoni se çfarë kasaphane ka bërë me figurat madhore të historisë sonë në kohën kur qasja në arkivat dhe dokumentet ka qenë tejet e kufizuar. Ja, këta janë falsifikatorët që na kanë shkruar historinë. Këta njerëz akoma nuk e kanë kuptuar se të falsifikosh historinë është krim ndaj kombit e ndaj njerëzimit.
Por shyqyr Zotit, tani është koha e internetit dhe www.google.com nuk të le të futesh shumë në mëkate.


Jo “Lufta e lavdishme Nacional Çlirimtare”, po Lufta Civile në Shqipëri

Ideja e shkrimit tim ishte pikërisht ajo se komunistët shqiptarë, përkundër vuajtjeve në burgjet e Enverit, nuk kanë përjetuar katarsisin e pritur. Ata akoma mendojnë se para vitit 1945 Enver Hoxha ishte figurë pozitive dhe nuk kuptojnë se rrënjët e tmerrit komunist janë pikërisht te ”Lufta e lavdishme Nacional Çlirimtare”, e cila, në fakt, nuk ishte aspak e lavdishme, por thjesht një luftë civile ku për shkak të rrethanave historike fituan komunistët.
Ata, si injorantë që ishin, nuk mund ta kuptonin Xhafer Devën, i cili i dinte pasojat e ideve komuniste. Madje as përvoja e hidhur nëpër burgjet e Enver Hoxhës nuk i bindi tërësisht. Por kjo nuk do të thotë se brezat e rinj të mos kuptojnë se kush ishte Xhafer Deva dhe kush ishin komunistët. Ta quash Xhafer Devën kriminel duke u thirrur në vrasjet e 4 shkurtit 1944 (Arben Puto thotë 86, por kjo nuk dokumentohet as për 40 veta, sepse një listë prej 86 emrash nuk është publikuar kurrë), përballë afro 10 000 të vrarëve nga regjimi i Enver Hoxhës (plus katastrofave të tjera kombëtare: burgime, internime, censurime etj., etj.) është sikur ta quash NATO-n kriminele për shkak se vrau dhjetëra civilë të pafajshëm serbë gjatë bombardimeve ndërsa po shpëtonte Kosovën nga gjenocidi. Për më tepër që komunistët e vrarë më 4 shkurt 1944 nuk ishin edhe aq të pafajshëm.


Komunistët shqiptarë ishin terroristë

Komunistet shqiptarë ishin terroristë. Nuk mund të jenë terroristët të pafajshëm. A nuk ishte terrorist Vasil Shanto që vrau major Adem Boletinin (djalin e Isa Boletinit) vetëm pse Ademi ishte komandant xhandarmerie në Shkodër? A nuk ishin terroristë ata që në janar 1944 vranë nipin e Xhafer Devës, për të vetmen arsye se ishte nip i Xhafer Devës, edhe pse ai (nipi i Xhafer Devës) nuk merrej fare me politikë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi