Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Të ndreqet Historia, britanikët financuan Luftën Antifashiste

Shko poshtë

Berisha: Të ndreqet Historia, britanikët financuan Luftën Antifashiste Empty Berisha: Të ndreqet Historia, britanikët financuan Luftën Antifashiste

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 5:47 pm

Berisha: Të ndreqet Historia, britanikët financuan Luftën Antifashiste


Berisha: Të ndreqet Historia, britanikët financuan Luftën Antifashiste Berisha
Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke përsëritur sot se shqiptarët nuk njohin të vërtetat historike, ka theksuar që ky 100 vjetor i Pavarësisë së vendit, të jetë ai i të vërtetave historike. Ai kërkoi që të zbardhet e vërteta e ndërhyrjes së Britanisë në Luftën Antifashiste Nacional Clirimtare (LANC).

Deklarata është bërë në mbledhjen e sotme të Komitetit të 100 vjetorit të Pavarësisë, në cilën Berisha ka bërë apel për zbardhjen e drejtë të historisë, si një përpjekje për ta bërë vendin dhe shoqërinë më të drejtë.

“Nderi më i madh që ne mund t`i bëjmë 100-vjetorit të pavarësisë është shndërrimi i tij në të vërtetat historike të Shqipërisë në këto 100 vite. Kjo është e domosdoshme sepse në 100 vjet asnjë komb dhe asnjë vend tjetër nuk kishte një deformim dhe një falsifikim të historisë siç patën dhe përjetuan shqiptarët. Asnjë vend nuk përjetoi një mohim të momentit kulmor në historinë e tij”- tha Berisha.

Berisha theksoi se Britania e Madhe financoi luftëtarët shqiptarë gjatë luftës Nacional Clirimtare. Ai theksoi se mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste.
“Pilotë të britanikë kanë rënë në tokën shqiptare duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë, partizani i shqiptarëve është themeluar në Vithkuq, armatosur në vithkuq, financuar në Vithkuq nga misionet britanike dhe të tjera me radhë. Mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më te zeza të këtij kapitulli. Britani bëri gjithcka të mbështetse shqiptarët në rezistencën e tyre. Në Shqipëri u dërgua elita britanike për ndihmë, personalitete të jashtëzakonshme që do bëheshin më pas 7 herë ministra në Angli”.


Ai u ndal në disa aspekte te luftes clirimtare, që sipas Berishes pati elementë vëllavrasës dhe të luftës civile, si në cdo vend tjetër që u përfshi në këtë rezistencë antifashiste.
Por, megjithatë tha kryeministri Berisha, LANC mbetet me rëndësi jetike dhe askush nuk ja mohon vlerat.


“Një rëndësi fondamentale për të cilën duhet të zbardhet e vërteta është rezistenca e armatosur. Nuk ka lëkundje në cilësimin e saj pasi ajo përbën në nga faqet më të ndritura. Çdo njeri që vendos në mëdyshje rëndësinë jetike të luftës dhe rezistencës të shqiptarëve bën një gabim fatal. E vërteta është se Shqipëria u rreshtuan në anën e koalicionit anti-fashist, në anën e drejtë të historisë dhe bënë që çdo përpjekje për coptimin e saj të hidhej poshtë” shtoi Berisha.

Më tej kreu i qeverisë theksoi dhe ndihmesën që kleri fetar në vend. dalë në pah roli i madh i klerit për Pavarësinë
Berisha theksoi se shumë emra që më parë u përbuzën sot duhet të nderohen. Mes tyre ai përmendi dhe Dom Nikoll Kacorrin.
“Të dalë në pah roli i madh i klerit për Pavarësinë. Dom Nikollë Kacorri ka një bust në Durrës, por mund të nderohet me një shkollë, ti vihet emri i tij, me një rrugë, dhe kështu me shumë të tjerë”.


Sipas kryeministrit, vlerësimi të mos etiketohet vetëm më një emër të vecantë. ‘ Stadiumi, bulevardi, jo vetëm emrin e Qemal Stafës. Se ne nuk mund të bëjmë histori me gjyslykët e Nexhmije Hoxhës. Pra vijmë në këtë 100- vjetor me falsitete të papranueshme”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi