Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it

Shko poshtë

Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it Empty Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 06, 2012 6:55 pm

Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it


Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it Mbledhje-kekut
Sot ishte parashikuar takimi me temën “Privatizimi i Distribucionit dhe furnizimit të KEK” i Komitetit Qeveritar për Privatizim, në të cilin ishin prezent, Ministri i Zhvillimit të Ekonomik, Besim Beqaj, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rasič, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, si dhe përfaqësuesit e kompanive Limak dhe Çalik, etj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e këtij takimi, nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit.

Një aromë shumë e keqe ndërpreu gjithçka, pak minuta pasi filloi konferenca për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut”.
Takimi do të vazhdonte sikur lideri i “Rockfeller” –it në Prishtinë, Haki Abazi nuk do të kërkonte ndërrimin e sallës P38 të ndërtesës së qeverisë.
“Qeverisë gjithmonë i vjen era por kësaj radhe vërtetë nuk mundemi të qëndrojmë” i ka thënë Abazi, drejtuesit të konferencës, ministrit Besim Beqaj.
Pasi u konsultua me të vetët, ministri i hutuar tha se e kishin gjetur fajtorin. Në fakt, dy deputetet e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshi veçse kishin lëshuar sallën.
Ministri i mllefosur kritikoi këtë veprim të deputeteve duke thënë se “femrave duhet t’u vijë erë e mirë”.
Pjesmarrësit lanë sallën për t’u ajrosur rreth 10 minuta për të rinisur prapë.
Konferenca vazhdoi por aroma e keqe që ngjante me aromën e vezëve të prishura nuk u hoq dot.
Dje (5 korrik) lideri i Vetëvendosjes replikoi ashpër me kreun e Qeverisë Hashim Thaçi rreth privatizimit të KEK-ut për të cilin dhe është mbledhur konferenca e ditës së sotme.
Në të ikur, deputetet e Vetëvendosjes nuk e komentuan ngjarjen veçse thanë se në qeveri gjithmonë vjen “erë e keqe”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi