Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin

Shko poshtë

Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin Empty Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 7:41 pm

Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin


Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin Largea_treshja1352902134
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takime të ndara Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Thaçi njoftoi z. Mustafa dhe z. Shala për takimin e dytë në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton.

Kryeministri Thaçi theksoi se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve, pasi është një problem human dhe shumë e dhimbshme që duhet të zgjidhet patjetër. Kërkesë tjetër e këtij dialogu mbetet edhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe domosdoshmërinë e transparencës së financimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë nga ana e shtetit serb, me theks të veçantë të strukturave paralele në veri të vendit.

“Zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë që funksionojnë në veri të vendit është kushti kyç që duhet të përmbushë Serbia në raport me Bashkimin Evropian për të bërë progres drejt integrimit në BE” theksoi kryeministri Thaçi.

Ishte konstatim i përbashkët se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që është edhe mundësia dhe rruga e vetme që normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm qytetarët e të dy vendeve, por edhe i gjithë rajoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi