Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Syrgjynosja ime e lënduar….

Shko poshtë

Skënder Braka:Syrgjynosja ime e lënduar…. Empty Skënder Braka:Syrgjynosja ime e lënduar….

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 08, 2012 10:05 pm

Skënder Braka:Syrgjynosja ime e lënduar…. 157100_100000232643811_653792148_n

Skënder Braka:Syrgjynosja ime e lënduar….
( shkeputur nga vellimi poetik)
Rropatur per qielli

Të papërmbajtshëmin mllef çliron frymë e përvuajtur.
Mushkritë e vrerosura shfryjnë metastraza kanceroze.
Mbi malomat që shpërthejnë lëkurës sime të çngjyrosur.
Si mbi një turë drush digjen ëndërrat e pavarrosura.
Sot nuk mundem të vallzoj nën këtë muzikë funebër.
Nën errësirën ku gënjeshtra gëlon dhe në dritë të diellit.
Harrimit s’mund ti rezistoj qofsha i gjallë apo i vdekur.
Kur më i ndotur se vet ndotja, shkëlqimi i vidhiset qiellit.
Ngaherë brënda meje agonia haptazi kryqëzon shpresën.
Si fytyrë e deformuar që pasqyrës konkave i hakërrehet.
Nën ironime të pazëshme vet djalli pagëzon të pandershmen.
Sfungjer i moralit prej ujërash të qelbura fryfet e ngjeshet.
Si asnjëherë i stresuar vrapoj pas një tjetër jete.
Përndjekur prej viktima foshnjesh dergjura prej skamjes.
Nën egërsinë e pashëmbullt të natës përpëlitet humbja.
Mbi kufoma të uriturish ngrihet botë e pafundme e vdekjes.
Cilën jetë ju patrice e plebenjë më afroni të jetoj?
Në ç’pistë pa dritë e pa ritëm më ftoni për vallzim?
Ekuacionet e jetës nuk mundem ti zgjidh kësisoi.
Të vërtetën ta ngjis në altar, kur s’është veç mashtrim.
Askush nuk është më i lumtur sesa unë që vuaj.
Mes gjakut të pampiksur të kokës sime të prerë.
Pas vetes arratin e mospëlqimit tërheq i pafriksuar.
Se një ditë mund të vdes si njeri krejt i pa vlerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi