Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kostaq Xoxa: Alibia e kontestimit të zgjedhjeve

Shko poshtë

Kostaq Xoxa: Alibia e kontestimit të zgjedhjeve Empty Kostaq Xoxa: Alibia e kontestimit të zgjedhjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 3:02 am

Alibia e kontestimit të zgjedhjeve
Nga Kostaq Xoxa

Zgjedhjet janë në rrezik! - shungullojnë socialistët e E. Ramës. Për herë të parë thonë një të vërtetë, përmes asaj vorbulle të rrenave, mashtrimeve e falsifikimesh të pandërprera. Ç’është e vërteta, rrezikohen përnjëmend nga sabotimi që po i bëhet procesit të pasaportave biometrike si edhe të kartave të identitetit. Jo vetëm me çmime simbolike, siç u bënë, por edhe me “stimulin” e një dore paresh për secilin, Edvini do të gjente ndonjë marifet tjetër për ta penguar këtë proces. E kuptojmë se kemi bërë një hamendie absurde. Mund të përligjem vetëm duke paraqitur një absurditet për t’iu përgjigjur absurditetit!
Doris Paku e tha fjalën e saj se në asnjë vend të botës këto dokumente nuk jepen falas. Tha, për më tepër, se çmimet për këto dokumente të rëndësishme në Shqipëri nuk mund të quhen ndryshe veçse simbolike. Por demagogjia edviniste arriti gjer aty, sa vendi ynë të përcaktohet si vendi më i varfër i kontinentit! Pra, duhej parë me këtë sy që studentët, për shembull, të mos paguajnë dot as një dymijëlekësh të vjetër...
Duket se as Edi, as Shalësi, as Tahiri, nuk kanë vajtur ndonjëherë pranë kafeneve në afërsi të fakulteteve. Do t’i shihnin këto objekte konsumi përplot me studentë dhe tavolinat e tyre, jo vetëm me filxhanët e kafes! Por edhe po të gënjejnë, sipas zakonit që iu është bërë ves, besoj që të mos jenë të verbër e të pohojnë se nuk i kanë parë vajzat e djemtë e shkollave të mesme, madje edhe në udhët tërë pluhur të Tiranës, pranë shkollave nëntëvjeçare, me celularë që vocërrakët i mbajnë në vesh, në rrezik që të pësojnë edhe ndonjë aksident automobilistik!
Pra, studentëve u kërkohet pagesa sa një e pesta e kartës celulare!
U morën parasysh, kështu, edhe zbritjet gjer aty ku nuk mban më, që u kërkuan nga opozita. Megjithatë E. Rama nuk ka bërë asnjë thirrje që t’i marrin të gjithë këto dokumente, se do t’u duhen jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për lehtësira të tjera, me rastin e liberalizimit të vizave, për efekte bankare, për forcimin e rendit, - meqë njerëzit, ku nuk përjashtohen edhe keqbërësit, do të identifikohen menjëherë. Këto përparësi të këtij dokumentacioni të cilin s’e bëri dot tetëvjeçari i korruptuar gjer në fyt, kur Edi ishte ministër, - këto gjëra të dobishme, pra, - nuk e bëjnë kryetarin e bashkisë që të thotë një fjalë nxitëse. Është aq meskin për të përmendur një arritje të vetme, së paku, për qeverisjen, sa duket se i është shkruar në ballë nihilizmi i tij.
Nuk ishte një lapsus që nuk e kemi përmendur në frazën tonë të fundit si kryetar bashkie, jo si kryetar partie. Sepse këtë kursimtar të madh për “popullin e varfër” , ato pak media të djathta, (në tërësinë e mediave), e kanë përcaktuar si personifikimin e dyfytyrësisë dhe të hipokrizisë. Kanë dalë fakte për katërfishimin e taksave bashkiake për gjelbërimin, për pastërtinë (përtokë), për tarifa shërbimi (shërbime u thënçin), për certifikata për ndihmën ekonomike (që t’u bjerë një infarkt nga dëshpërimi kërkuesve). Këto, sipas renditjes, kapin shifrat përkatëse prej 4000, 45000, 12600, 29500, 6000 lekësh në vit, me një total prej 97100 lekësh/vit! Për një veturë, me “parkim të gabuar”, vihen bllokazhe të verdha në rrota, me emblemën e bashkisë. Zhbllokimi bëhet me 30.000 l. ( të vj.), në kohën kur policia rrugore për këtë lloj kundravajtje gjobiste, të shumtën, me 10.000 l. (vj.).
Pra, ky zhvatës i paskrupullt, s’ka të drejtën morale që të na “mallëngjejë” me mbroçkulla dhembshurie të shtirë.
Kur këto shifra i vihen para syve bashkisë, na del e na përgjigjet si zëdhënës i Ramës, Salësi. Ky flet në stilin e Tahirit: -“Ju që na bëni akuza të tilla, keni për t’i humbur zgjedhjet; jeni vetë të korrupsionit galopant, që e keni çuar popullin në varfëri ekstreme, që keni vjedhur në rrugën Rrëshen-Kalimash, ju që s’keni ndërtuar shkolla e që i keni bërë varfanjakët të vrasin veten, ju që...” . A thua se pyetja wshtw se kush do t’i fitojw zgjedhjet. I ka zwnw paniku!
Ore zotëri! Me këto fraza-stampë, ju kemi dëgjuar me qindra e me mijëra herë. Përgjigju nëse është e vërtetë që ai që kërkon të pajiset me dokumente dhe ju i kërkoni për fletën e certifikatës së gjendjes familjare jo 500 l. të vjetra, por 50.000 lekë! (“S’ke paguar për pastrimin”, për “tarifën e shërbimit”... etj.). Përgjigju: po ose jo, nëse quhet pengesë që personi të iki i zhgënjyer se s’i bën dot ballë këtyre taksave, që janë katërfishuar!
Dhe Shalësi, duke bërë se nuk e ka dëgjuar atë që i kundërvihet me “O zotëri”, vazhdon, si pa të keq: “Ju jeni vetë të korruptuar gjer në palcë... do t’i humbisni zgjedhjet...etj!).
Përfundimi: Ju (Le ta fillojmë edhe ne me ju...) doni që të pengoni, jo të nxitni marrjen e këtyre dokumenteve. Siç nuk deshët as anëtarësimin me të drejta të plota në NATO. Siç nuk doni as hyrjen në BE. Ju doni vetëm pushtet, sipas kritereve leniniste të marrjes së pushtetit me çdo kusht, duke përdorur mjetet e ligjshme dhe të paligjshme!
Prandaj në debatet në të cilat persona fjalëpakë dhe argumentues në shifra, si L. Basha, S. Olldashi, M. Bregu, R. Bode.... e të tjerë, “oratorët” tuaj u përgjigjen këtyre argumentuesve me një lumë fjalësh të një propagande retorike, - duke cunguar edhe pjesën kohore të tyre. Madje, disa prej fjalëboshëve tuaj janë shfaqur edhe hapur se nuk i dëshirojnë shifrat. Po si argumentohet përparimi në çdo sferë? Me propagandë?
Ne, demokratët, duke u ndërgjegjësuar përherë e më tepër me shkopinjtë që po i vini në rrota ecurisë së përmbushjes së dokumentacionit për zgjedhje të lira, po na mbushet mendja, përherë e më tepër, se e keni humbur besimin në zgjedhjet. Dhe po përgatisni terrenin për t’i përgënjeshtruar ato. Po i kontestoni zgjedhjet qysh tani. Populli ju ka kuptuar. Kërkoni rrëmujën dhe turbullirat paszgjedhore, që të bëheni të pushtetshëm në...tavolinë! – siç ia arritët në ’97-n. Në ju lënçin edhe këtë radhë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi