Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kostaq Xoxa:Requiem për një shqiptar të madh

Shko poshtë

Kostaq Xoxa:Requiem për një shqiptar të madh Empty Kostaq Xoxa:Requiem për një shqiptar të madh

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 04, 2011 5:14 pm

Requiem për një shqiptar të madh

Nga Kostaq Xoxa
Kostaq Xoxa:Requiem për një shqiptar të madh Leka-Zogu-005
Nderim për NMT, Lekën I

Leka I lindi në një ditë zie për popullin shqiptar dhe mori një edukatë nga Zogu I dhe Geraldina, në mërgim, që e brumosi të ishte përherë i pikëlluar për të gjitha prapësitë që e pllakosën kombin tonë. Nuk iu ndanë fatkeqësitë këtij kombi, që nga pushtimet e gjer në dhunën e mallkuar komuniste, pas Luftës II Botërore.
Mbreti, babai i tij, i shkurorëzuar nga një okupator, duhej të merrte një vendim në Kongresin e Përmetit, që të quhej i huaj nëse vinte këmbën në atdheun e tij. Por dihej se Kongresi i Përmetit i mori të gjitha rezolutat, vendimet, deklaratat, fjalimet, të gatshme nga një shtet i huaj. Edhe lufta kundër okupatorit do të duhej të bëhej nën diktat të emisarëve të Titos. Ndërsa Konferenca e Pezës vuri hapat e parë të një lufte të përbashkët të të gjitha forcave kundërpushtuese, nuk vonoi që të kuptohej hipokrizia e njërës palë: të asaj ane që ishte nën komandë të Miladinit dhe të Dushanit, për interesa të marrjes në dorë të pushtetit prej atyre forcave luftuese shqiptare që e kishin bërë paktin e pashpallur të regjimit monist. Aq më e hidhur dhe dramatike qé përçapja e Mukjes që u prish, sa pa u tharë boja, sepse Kosova as që duhej përmendur fare për atë referendumin e premtuar gjatë luftës nga mareshali Tito, se kjo krahinë do të caktohej nga vullneti i lirë i popullit(!) se me cilin shtet do të bashkohej.
Në të vërtetë populli shqiptar u ndodh para një prologu të dhimbshëm dhe një finaleje tragjike, po të flasim me gjuhën e një opere tronditëse. Menjëherë shpërtheu lufta civile dhe shteti diktatorial pas Luftës, sipas të cilit jo vetëm që dallimet e ideve do të shpalleshin heretike, por edhe institucionet fetare do të rrafshoheshin për tokë dhe klerikët do të përfundonin në gijotinën e shtetit totalitar. Të atij shteti që betohej “pa dallim feje, krahine dhe ideje!”.
Leka I u rrit në mërgim me këto tronditje shpirtërore. Jashtë atdheut, përveç anglishtes, mësoi shqipen. Dhe, përveç kësaj, edhe Frëngjishten, italishten, spanjishten, portugalishten dhe Arabishten. Ishte, pra, një poliglot. Ishte biri i denjë i Ahmet Zogut I
Mbreti i shqiptarëve kishte bërë Pajtimin e vërtetë kombëtar, jo si atë hileqarin e dështuar të Rexhep Qoses, të rënë kokë e këmbë në lajkat e majtizmit të skajshëm, brenda vendit. Edhe dy më të ashprit ndaj sovranit në mërgim, Mustafa Kruja dhe Fan Noli, u bashkuan me të, duke kuptuar atdhedashurinë e tij. Kur vdiq, Geraldina shiti gjerdanin e kraharorit për t’i bërë një varr të denjë për staturën e tij. Ndërsa komunistët tanë enveristë plasën së shpifuri për grabitjet e thesarit, që me dokumente bankare u vërtetua se Ai kishte marrë vetëm rrogat e tij.
Sipas dokumenteve të sigurta, Zogu, në marrëveshjet me Italinë, është quajtur nga negociatori i parë i Musolinit, si një njeri që mallëngjehej sa herë debati shprehej ndërmjet palëve për shqiptarët që vuanin në Jugosllavi dhe në Greqi. Madje kishte vënë në vështirësi edhe Musolinin vetë, siç dëshmon në librin e tij ky diplomat me emrin Aleksandër Lesona. Por ngatërrestari në këtë mes ishte Galeaco Çiano. Këtë e pohon edhe Framçesko Jakomoni në librin e tij “Politika e Italisë në Shqipëri”. Megjithatë Arben Puto kërkon argumente kundër Zogut bash te ditarët e Çianos, të cilin ia njohin antishqiptarizmin edhe vetë italianët!
Historiografërt e Enverit fërkojnë barkun kur Konferenca e Përmetit nderohet me emra rrugësh e shkollash e lagjesh në të gjitha anët e vendit, ndërsa për një fragment bulevardi bënë namin kur do t’i vihej emri Zog I! Mbase do t’ia donin të emërtohej Bulevardi Stalin! – si në kohën kur nuk guxoje të thoshe asnjë mendim kundër atij vrasësi në masë të të pafajshmëve... Këta, si Enveri dikur, nuk vuanin për shqiptarët e Kosovës që nuk lejoheshin të kishin as shkolla shqipe! Dhe e quanin normale që Enver Hoxha t’i ofronte Titos skeptrin e Sekretarit I të KQ të Partisë Komuniste Shqiptare! Nexhmija e quan të shoqin, megjithatë, patriot!
Por të gjitha këto vuajtje i kishte grumbulluar në shpirtin dhe në zemrën e tij, një shqiptar me ndjenja të thella patriotike, Leka I.
I erdhi, më në fund, dita, që të mbyllte sytë në Atdheun e tij, që e donte aq shumë.
Të shtunën do të shohinm njerëzit si Erion Braçe, me fjalët e ulëta të Face bosk-ut të tij, sesi do ta përcjellë në banesën e fundit populli, këtë bir të shquar të popullit shqiptar. Për turpin e E. Braçes, përcjellim fjalët e tij: “Ç’është kjo ditë zie, mo ditëzi?”. Dhe merr nëpër gojë edhe kryeministrin: “Për ç’familje mbretërore flet kryeministri Berisha?”. Ai do të dëshironte nderimet e pamerituara të Ramizit, përgjegjësit kryesor të masakrës së Tivarit”. Me Majkon nuk ia mban të fërkohet se e sheh veten në dërrasë të kalbur. Majko është shprehur edhe ai në Face bosk: "Për mua Leka I ishte një burrë i veçantë dhe patriot”.
Historia do ta thotë, më së fundi, fjalën e saj të vërtetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi