Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet fizikisht Halil Matoshi

Shko poshtë

Sulmohet fizikisht Halil Matoshi Empty Sulmohet fizikisht Halil Matoshi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 11, 2012 2:06 pm

Sulmohet fizikisht Halil Matoshi Halil-matoshi
Sulmohet fizikisht Halil Matoshi

Është sulmuar fizikisht publicistiHalilMatoshi, pas përfundimit të një ngjarjeje kulturore.Matoshi është sulmuar nga tre persona, në Lagjen ”Dardania” të Prishtinës. Rasti është konfirmuar nga Matoshi, por edhe nga policia.

Për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, e cila me shqetësim ka marrë lajmin për
sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.

AGPK-ja dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve.

Po ashtu, AGPK-ja iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se fillimisht rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me
sulmin.

Ai ka deklaruar se kanë filluar me procedurat hetimore, dhe se
policia është në kërkim të të dyshimtëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi