Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Muqaku:Syri mërgimtar

Shko poshtë

 Xhevat Muqaku:Syri mërgimtar Empty Xhevat Muqaku:Syri mërgimtar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 19, 2012 4:09 pm

 Xhevat Muqaku:Syri mërgimtar 369958_100000088576287_1770267193_n

Xhevat Muqaku:Syri mërgimtar
(Skenderit- kushëririt tim)
--------------------------

n'morgun e spitalit Annecy
në pritjen për kthim
drejt dheut të atdheut
Skenderi- vlerë e lirisë
prehej i qetë pas provimit...

s'rrahë më zemër burrnore
s'trembët- s'lëvizë vendit
çerpiku dhe syri i majtë
i mërgimtarit ombrellë
e familjes, mëmëdheut të tij...
fytyrë e Skendës m'lexoi
në heshtje përpara Metit;
mllefin dhe çlirimin
nga prangë e gjakëpirësit
nga qyqe imituese e bilbilit
e drejtuar dikur nga horrat
e mbuluar nga morrat
që jetën e pasuruan me patologji
evulucionin e botës së lojrave
e bënë realitet me regji laike...

syri i tij i djathtë më shpaloi
në praninë e djalit, vëllaut;
mallin, vendimin e prerë
t'i këthehet përgjithmonë
shtëpisë së tij të ngrohtë
qiellit- hënës- diellit
ujit- dheut- ajrit të freskët
në pallatet e Nikës së Nekocit.

Xhevat Muqaku në Annecy- Francë me datë 17.07.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi