Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Muqaku:TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë

Shko poshtë

Xhevat Muqaku:TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë Empty Xhevat Muqaku:TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 11:26 am



Xhevat Muqaku:TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë Foto-32-590x350

TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë


Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe 14-vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovci, në qytetin Hechingen, u organizua një tubim përkujtimor, në përkujdesje të një këshilli organizativ të përbërë nga ish luftëtarë të UÇK-së dhe veprimtarë të çështjes kombëtare

Xhevat Muqaku:TubimpërkujtimorpërFehmidheXhevëLladrovcinnëHechingentëGjermanisë 369958_100000088576287_1770267193_n

Xhevat Muqaku

Në tubimin e mbajtur më 8 nëntor në Restorantin e Muzeut , kushtuar çiftit heroik Fehmi e Xhevë Lladrovci, merrnin pjesë edhe personalitete të njohura , si Adem Demaçi- veprimtar dhe simbol i rezistencës kombëtare, Dr. Sabri Kiqmari, Ambasador i RKS në Vjen, Fatmire Musliu- Sekretare e ambasadës së RKS në Berlin, Salih Sefaj- Konsull i RKS në Cyrih, Bedri Islami bashkëveprimtar i Fehmi Lladrovcit, Faket Kajtazi- Konsull dhe Ymer Lladrovci zv. Konsull të RKS në Stuttgart, familjarë të dëshmorëve, ish të burgosur politik, nxënës dhe bashkatdhetar nga qytete të Gjermanisë dhe Zvicrës.

Përmbajtje, shkëputur nga fjalë rasti, evokime

” Ndjehemi shumë të nderuar, që me rastin e festës së flamurit, 100- vjetorin e pavarësisë, së shtetit shqiptar, njëkohësisht përkujtojmë- 14 vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Sonte në qytetin Hechingen dhe në mesin tonë kemi bac Adem Demaçin, diplomatët tanë dhe juve bashkatdhetar të nderuar. Vet, Herodoti- babai i historisë botërore antike, shkruante çartë se populli hyjnorë, Iliro- Pellazgët janë të vjetër sa edhe vet raca njerëzore që ose kanë pikur nga qielli ose mbajtën nga toka. Uroj nga zemra bashkimin e trojeve shqiptare në Ballkan në një Shqipëri natyrale”. ( Bujar Zogjani- këshilli organizativ )

” Akti i 28 Nëntorit 1912 u shndërrua në frymëzim lirie dhe qëndrese për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sot duke e nderuar 100 vjetorin e flamurit, ne nderojmë të gjithë prijësit shqiptar dhe sakrificat e popullit për liri. Sot të gjithë ne së bashku ndjehemi të gëzuar dhe krenar si asnjëherë më parë sepse 100 vjetori i flamurit na gjen më të vetëdijesuar se kurrë. Atdheu për shqiptarët ishte gjithmonë i shenjët, dhe të shenjët ishin, jan dhe do të mbetën përjetësisht të gjithë ata që ndryshuan rrjedhën e historisë së kombit tonë. Duke e kujtuar të kaluarën, ne sot kujtojmë madhështinë e figurave kyçe të historisë sonë, Skenderbeun, Ismail Qemalin, lavdinë e luftës së UÇK- ës, Xhevë e Fehmi Lladrovcin, që u shëndrruan në udhërrëfyes. Kujtimi i tyre është frymëzimi ynë. Vdqën së bashku me Adem Jasharin dhe bashkluftëtarët tjerë për të mos vdekur kurrë.
Më lejoni me këtë rast, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, në emër të Ambasadës së Kosovës në RFGJ dhe në emrin tim personal, tè shprehë mirënjohje edhe për mërgatën shqiptare, që ishte palca kurrizore e flamurit të kombit. Shqipëri, urime 100 vjetori i shtetësisë, Shqiptar këtu dhe kudo që jeni në botë, urime 100 vjetori i flamurit”. ( Fatmire Musliu- sekretare e parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin )


” Krah për krah Komandantit legjendar Adem Jashari, i rrethuar nga bijtë dhe bijat sy patrembura shqiptare ishte në vendin dhe kohën e duhur edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, emrat e tyre e pasuruan dhe e madhështuan historinë e kombit shqiptar, ishin dhe do të mbetën gjithmonë të mëdhenj. Urime 100 vjetori i pavarësisë, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”.( Faket Kajtazi- Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart )

” 100 vjet shtet, 100 vjet mvehtësi të shtetit shqiptar. Këtu e 100 vjet, kishte fortuna dhe tmerre. Për rreth Shqipërisë si trup kishte të tillë që hapnin gojën dhe donin që t’i gëlltisnin duart, krahët, këmbët dhe më në fund edhe tërësinë e saj. Deshtën që ta zhbëjnë nga faqja e dheut, por ajo qëndroi. Kosova, njëra prej gjymtyrëve, do të pasohet nga të tjerat, në këtë shekull do të plotësojnë trungun shqiptarë”.( Salih Sefaj- Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih )

” Mendoi se edhe kjo festë si festat tjera do të ishte e mangët nëse në qytetin historik të Shqiptarëve nuk do të ishin të pranishëm tre faktorë; UÇK, Adem Jashari dhe bijtë e denjë të Kosovës si Adem Demaqi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci- bijë e saj. Do të përkujtoi sonte para jush atë që dikur baca Adem kishte rrëfyer; Fehmiu gjithçka e merrte seriozisht, edhe luftën edhe miqësinë. Falënderoi këshillin organizativ për ftesën, ju uroi festën e 100 vjetorit të pavarësisë”.( Bedri Islami- bashkëveprimtar i Fehmi Lladrovcit )

” Zonja dhe zotërinj të nderuar,
me 22 shtatorë të vitit ’98, bota shqiptare do të dridhej nga lajmi i hidhur dhe shumë i dhembshëm. Në fushën e nderit ranë heroikisht Fehmi , Xhevë Lladrovci dhe luftëtar tjerë të devotshëm që luftuan për lirinë e Kosovës deri në sekondat e fundit tè jetës së tyre. Ishte ky një fund heroik, fund dhe krye në shërbim të atdheut tonë. Atë pasdite lufta e jonë çlirimtare po bëhej vërtetë e përgjakshme por edhe e vendosur, pagoi shtrenjtë çmimin që e kërkonte liria. Fehmiu, Xheva dhe bashkëluftëtarët e tyre e dinin mirë që nga fillimi se do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë nga lufta e pabarabartë. Nëntë vite përpara Xheva i shkroi- përcjelli Fehmiut, para se ky i fundit të lirohej nga burgu famëkeq, këto vargje, citat; ” atdhe në gjakun tënd të madh të një toke të plasur, ruajmë gjakun tënd të kthjellët, do ta kthejmë të pastër”. Ky gjak i pastër u derdh në tokën shqiptare për tu bërë frymëzim dhe mobilizim për UÇK- ën, për të vazhduar luftën deri në çlirimin e plotë, për tu bërë gurë themel i fortë i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës si dhe për tu bërë udhërrëfyes dhe krenari për brezat e ardhshëm që do të vijnë”. ( Ymer Lladrovci- zv. Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart, në emër të familjeve të dëshmorëve dhe në emër të familjes së gjerë Lladrovci )


” Në muajin mars të vitit ’98, diplomati gjerman- z. Ischinger, në një takim të rëndësishëm më përcjelli disa mesazhe që përmbanin dilemat lidhur me fundamentalizmin, terrorizmin dhe mos shpërndarjen e luftës sonë çlirimtare, jashtë trojeve të banuara me shqiptar. Ai kërkonte sqarim të shpejtë në emër të diplomacisë së atëhershme ndërkombëtare drejtuar UÇK-ës. Merita të jashtëzakonshme për sqarimin e këtyre dilemave, dhe mosshmangies nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi kanë një numër i madhe i veprimtarëve të asaj kohe, ndër ata edhe Fehmi Lladrovci përmes intervistës së tij të njohur dhënë BBC- së. Simbole tipike të ruajtjes së ekzistencës së kombit tonë me të drejtë notohen Adem Demaçi, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci dhe bashkë mendimtarët e tyre të cilët deklaruan se lufta e jonë e drejtë nuk do të ndalet deri në fitore. Kombet mund të sigurojnë të ardhmen e tyre vetëm me vepër sikur Fehmiu dhe Xheva”, foli në prezantimin e tij, para bashkatëdhetarëve të shumtë të pranishëm, Dr. Sabri Kiqmari- Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, në cilësinë e mikut të ngushtë të Fehmi Lladrovcit.

” Jemi Komb i ndarë padrejtësisht në gjashtë pjesë. Ka ardhur koha që t’i këthehemi, të kontribuojmë për vetvehten e jo të flijohemi për të tjerët. Martirët si Adem Jashari me familjen e tij, Fehmi, Xhevë Lladrovci si dhe shumë të tjerë u flijuan të vetëdijshëm për lirinë e atëdheut të tyre”. ( Adem Demaqi, ish i burgosur politik që qëndroi së bashku me Fehmi Lladrovcin në burgun famëkeq në Stara Gradishkë)

Programi i këtij tubimi përkujtimorë dhe festa e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte me shije të veçantë, u realizua me përgjegjësi të lartë nga moderatori Avni Karaxha , këshilli organizativ, ndërsa pjesën artistike e përmbushi në mënyrë të shkëlqyeshme sopranoja Mira Konqi e përcjell nga pianistja gjermane Anja Preuer.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi