Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES

Shko poshtë

Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES Empty Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 22, 2012 3:20 pm

Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES 157193_100002982128158_584830407_n
Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES
Gëzim MUÇOLLI:MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES 422217_268756186567117_347943000_n
Prap u takuam në Patavium
të zbritur nga e ardhmja
të ikur nga e djeshmja
për të ngrohur muhabetin
te ish furra antike La Fornace
dikur aty priteshin
tulla e tjegulla argjile
për shtëpitë e republikës
mijëvjeçare
sot aty nuk piqet dheu
po ngrohen projekte
të tjerrura
kohësh moderne
vend konferencash
ku të ftuarit
nga ish perandoria
nga ish tokat e pushtuara
nga tokat e prera
flasin me fjalë
gjysmë të heshtura
për të mbajtur gjallë
memorien
kërkojnë drejtësinë
për shtigje të rralla
të pajtimit


Në Pataviumin e kronikave antike
ku laureoheshin dikur
me aurora dafine
doktorët e Venedikut
ku ligjëronte retorikë
Marin Beçikemi
e matematikën e yjësive qiellore
arbëri Gjon Gazulli
ua fuste në kokë
“bijve të atëve” të
ardhur nga principata e mbretëri
të mesjetës evropiane

në fund të janarit
ngrohin fjalët në shfletim
faqesh historie
të tokës së Ballkanit
lexojnë kujtime
trishtuese
dhe emra qytetesh
njerëzve të djeshmes
u janë vënë
numra në vend të emrit
aty dallojnë pastaj
për mbiemër quhen viktima
-civile
-të luftës
-të dhunimit
-të pushkatimit
-të djegies për së gjalli
prap me numra
përmenden emra të humbur
njerëzish të zhdukur
në pritje të gjetjes të
atyre që na mësuan të quajmë
mbetje mortore

Në Pataviumin e kronikave antike
ku laureoheshin dikur
me aurora dafine
doktorët e Venedikut
ku ligjëronte retorikë
Marin Beçikemi
e matematikën e yjësive qiellore
ua fuste në kokë
“bijve të atëve” të
ardhur nga principata e mbretëri
të mesjetës evropiane
sot erdhën kronistët,
drejtor agjensish gazetare
të ish perandorisë
të dëshmojnë për luftën
e parë aqë shpesh “live”
në “mondovisione”
erdhën “gratë në të zeza”
të flasin për ngjyrën
që zgjodhën përjetë
në kujtim për ata që
s’do të kthehen më kurrë
erdhën edhe
drejtorë agjensish O.K.B.
dhe idealistë lëvizjesh
pacifiste
shërbyes solidariteti

Në ish fabrikën e tullave
në kërkim projektesh
rekonstruktim i paqes
bashkëjetuese
takoj atë që jetën
e palosi mes faqesh
të 150 librave
e punën e vet e quajti ylber
brigjesh
njeriu i madh i vogël
Giacomo Scotti
i përndjekur kohësh nga ideali
desha të flisja me të
për vendlindjen afër Napolit
emigrimin në Istrën italiane
të “çliruar” nga partizanët
zhveshjen ishullore të Goli Otok-ut
ekzodin dhe foibet e heshtura
histori hakmarrjesh të “çlimtarëve”
hije të zhdukurish të historisë
moderne
në bregun e njëjtë të Adriatikut
Istra,Delmecia,Tivari
kronika fituesish mbi civilë
Xhakomo më flet për Kosovën
Prishtinën
për miqtë e tij poetë
për shkrimtarin dhe presidentin
Rugova
që kishte javën e amshimit
unë Kosovën e njoha moti
e perqafova dhe përktheva
në vargjet e Podrimjes
gjeta një pjesë të dinjitetit
te kufiri i lirisë
aty ku fillon ëndërra
e njeriut skomod
dhe drita zhduk hijet
e atdheu është dhimbje
në token e Ballkanit
të quajtur
zemër evrope
Mos harro
kur të shkosh në Prishtinë
i thuaj mikut
Saluti da Giacomo Scotti
Mi bëj të fala Ali Podrimjes.



Padova,28 janar 2006.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi