Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkarkohet kreu i SHISH, dekreti nga Presidenti Nishani

Shko poshtë

Shkarkohet kreu i SHISH, dekreti nga Presidenti Nishani Empty Shkarkohet kreu i SHISH, dekreti nga Presidenti Nishani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 09, 2012 8:38 pm

Shkarkohet kreu i SHISH, dekreti nga Presidenti Nishani


Shkarkohet kreu i SHISH, dekreti nga Presidenti Nishani Bahri-shaqiri
Presidenti Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likës.Presidenti i Repubikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa "f", dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", i ndryshuar, me propozimin të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika. Mësohet se propozimi i Kryeministrit Berisha është dorëzuar mëngjesin e sotëm në Presidencë dhe më pas ka ardhur dhe vendimi i Presidentit Nishani.
Bahri Shaqiri mbante postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit që nga 27 Janari i 2005.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi