Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për Tolajn, Bukoshin dhe të tjerët

Shko poshtë

Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për Tolajn, Bukoshin dhe të tjerët Empty Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për Tolajn, Bukoshin dhe të tjerët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 09, 2012 8:41 pm

Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për Tolajn, Bukoshin dhe të tjerët


Shtyhet konfirmimi i aktakuzës për Tolajn, Bukoshin dhe të tjerët 439x
(I plotësuar) - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajt seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolajt dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.
Në këtë seancë dëgjimore të konfirmimit të aktakuzës janë zhvilluar vetëm çështjet teknike, ndërkaq aktakuza pritet të konfirmohet gjatë seancave që do të mbahen më 21, 22 dhe 23 gusht.
Seanca e sotme u bazua në aktakuzën që prokurorja angleze, Maria Bamieh, ka ngritur kundër Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt, Arbetina Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzës, Zenel Kuçit, Bekim Fushës, Alban Thaçit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.


Kurse, Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj akuzohen edhe për lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, si dhe kërkim ryshfeti - përpjekje për të marrë ryshfet, evazion fiskal dhe pengim i provave.

Bukoshi e Tolaj në Gjykatë

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.Ndaj Bukoshit, Tolajt dhe ndaj nëntë personave të tjerë, do të mbahet seanca e parë për konfirmim të aktakuzës, derisa të tjerat janë caktuar për 20, 21 dhe 22 gusht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi