Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjendja shëndetësore e Arben Xhaferit vazhdon të jetë e rëndë

Shko poshtë

Gjendja shëndetësore e Arben Xhaferit vazhdon të jetë e rëndë Empty Gjendja shëndetësore e Arben Xhaferit vazhdon të jetë e rëndë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 10:39 am

Gjendja shëndetësore e Arben Xhaferit vazhdon të jetë e rëndë


Gjendja shëndetësore e Arben Xhaferit vazhdon të jetë e rëndë Arben_gjaferi-14
Dhjetë deri në dy javët e parë, duke filluar nga dita që u shtrua në spital, do të jenë të rrezikshme për jetën e ish-liderit të PDSH-së, Arbën Xhaferi, i cili prej pesë ditësh mbahet në përkujdesje intensive në klinikën e neurokirurgjisë në Shkup. Specialisti Vlladimir Mirçevski, njoftoi se gjatë kësaj periudhë nuk do të mund të realizohet as edhe ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa tha se gjendja shëndetësore e Xhaferit mbetet e pandryshuar, por vlerësohet si stabile dhe pa komplikime. “Nuk ka përmirësim, s’ka asnjë ndryshim për momentin. Për të paktën dhjetë ditë deri dy javë rrezikohet si periudhë e rrezikshme për jetën, ndërsa më pas mund të shpresojmë në përmirësime të dukshme. Për momentin, nuk ka ndryshim, por gjendja mbetet stabile dhe pa përkeqësime. Në këtë situatë nuk mund as të diskutojmë për kirurgjikale, ndërsa vetëm pas dy javëve mund të shpresojmë në diçka më mirë”, tha doktor Mirçevski, transmeton BW.

Ekipi i specialistëve në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup, e cila drejtohet nga profesori universitari, specialist Vlladimir Mirçevski, mbikëqyr 24 orë ish-kryetarin e PDSH-së, Arbën Xhaferi, i cili ndodhet në përkujdesje intensive dhe merr me rregull terapinë e nevojshme.

Xhaferi të mërkurën rreth orës 21, u gjet në gjendje kome në banesën e tij në Tetovë pas një gjakderdhje masive në tru.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi