Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës

Shko poshtë

ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës Empty ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 6:53 pm

ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës


ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës Lexo_veseli-15
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka kohë që e ka nisur procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve për krijimin e një komisioni hetimor në Kuvendin e Republikës së Kosovës në lidhje me veprimtarinë e ShIK-ut, komision ky i cili do të zbardhte të vërtetën mbi atë se kush e ka themeluar këtë shërbim, si është financuar ai, kujt i ka dhënë llogari ShIK-u, cila
ishte struktura, rregullat e brendshme dhe plani i punës së këtij shërbimi, si dhe ku janë arkivat e shumëpërfolura të tij, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes të bërë të mërkurën. “Nga agjentët e vetëdeklaruar të ShIK-ut dhe nga kreu i kësaj organizate kemi marrë përgjigje se gjoja ky shërbim ka qenë shtetëror. Edhe pse ende nuk kemi parë asnjë dokument të vetëm zyrtar mbi veprimtarinë e kësaj organizate, dita ditës edhe vetë anëtarët e PDK-së po dëshmojnë që SHIK-u ka qenë dhe është pjesë e strukturave të saj partiake. Në një intervistë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi
, në pyetjen e gazetarit për përfshirjen e kreut të ShIK-ut Kadri Veseli në politikë, përgjigjet duke thënë se Veseli ka qenë edhe më herët i përfshirë në vendimmarrje në PDK”, thuhet në reagim.
Fakti që njeriu kryesor i organizimit në PDK konfirmon se Veseli ka qenë njeri i vendimmarrjes në parti, dëshmon më së miri se SHIK-u është organizatë partiake e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo veçse i shton argumentet e fuqishme për një komision hetimor për t'i kuptuar të gjitha ato të panjohura rreth kësaj organizate që edhe sot e mban peng shtetin e Kosovës. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi