Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUMTESË E PARTISË DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDORE

Shko poshtë

KUMTESË E PARTISË DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDORE Empty KUMTESË E PARTISË DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDORE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 3:15 pm


KUMTESË E PARTISË DEMOKRATIKE KOMBËTARE NGA KOSOVA LINDORE

MË MIRË VONË SE KURRË!
Partia
Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore e udhëhequr nga Nexhmedin
Saqipi, në prag të këtij fundviti, ka përshëndetur qëndrimin parimor të
Partisë Demokratike Shqiptare, e cila në momentet kyçe të zhvillimeve
politike në rajon, ka ngrirë pozicionin e saj në iniciativën për
formimin e Këshillit Nacional, të servuar nga ligjet antidemokratike të
Serbisë.

“Është
një hap i guximshëm dhe pozitiv i PDSH-së dhe kryetarit të saj, i cili
i tha stop vazhdimit të aktiviteteve të partisë së tij për formimin e
Këshillit Nacional, të servuar nga Beogradi zyrtar, i cili me vite të
tëra është duke bërë obstrukcione me disa parti politike, kinse për ta
formuar një këshill të tillë, pa kritere, kompetenca dhe autoritet”,
thotë lideri i PDK-së Nexhmedin Saqipi dhe vazhdon duke apeluar se
“Është mirë që në këtë drejtim edhe Lëvizja e Progresit Demokratik të
rreshtohet sepse është një subjekt i dalë nga lufta, me koncept dhe
orientime të qarta rreth zgjidhjes së problemeve themelore në rajonin e
Kosovës Lindore”.

PDK
është subjekt politik, i cili disa herë gjatë këtyre viteve ka kërkuar
nga subjektet politike të bashkohen rreth Këshillit Integrues dhe ta
shpallin Autonominë për shqiptarët e Kosovës Lindore e jo të harxhojnë
energji rreth një Këshilli të tillë pa pushtet e pa dinjitet.
Gjithashtu, kreu i këtij subjekti ka tërhequr vërejtjen te lidershipi
politik i Kosovës Lindore mos të bien pre e politikës jo të sinqertë të
deputetit jolegjitim republikan të Riza Halimi, i cili këtyre ditëve me
gishtat e tij shpëtoi miratimin e buxhetit republikan serb, duke
mashtruar deputetët e Vojvodinës, të cilët bllokonin këto procese në
Parlamentin e Serbisë.


Me një veprim të tillë Riza Halimi, jo vetëm që ka koritur veten për
interesa materiale, por edhe ka prishur imazhin e Luginës së tij e cila
është kthyer në një karantinë militarizimi, force dhe dhune. Shih
rendin e pritjes së qytetarëve për pasaporta biometrike, pritjen e
mërzitshme te vija kufitare në Koncul, shih bazën ushtarake në
Cepotin, dhe iniciativën për ngritjen e një burgu në Medvegjë etj.
A
nuk janë këto shembuj të mjaftueshëm se nga po shkon Lugina e Rizës dhe
përpjekjet e tij për formimin e Këshillit Nacional, një paravan i
Trupit Koordinues për çka u bënë cirkus disa parti politike të krahut
të partisë së Riza Halimit, për ta forcuar buxhetin e këtij
institucioni shtetëror nga i cili përfitojnë më shumë disa aktiviste
nga Kragujevci, Leskoci e Vranja, xhandarmëria, policia e ushtria sesa
sektori civil shqiptar i këtij rajoni dhe qytetarët e saj , njofton Qendra Informative e PDK-së , në Bujanoc, më 26.12.2009

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi